Projekti:​

Dita Portokalli

Data:

Vendndodhja:

Tirane

Ditë Portokalli

“Dita Portokalli”, sensibilizon opinionin publik të ndërmarrë iniciativa e aktivitete kundër dhunës ndaj grave e vajzave. “Dita Portokalli” u bën thirrje aktivistëve, qeverive dhe partnerëve të Kombeve të Bashkuara për të mobilizuar komunitetet dhe për të tërhequr vëmendjen në çështje që lidhen me parandalimin dhe eleminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, jo vetëm më 25 Nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Gruas, por çdo datë 25-së të muajve të vitit.

Le të jemi bashkë kundër Dhunës me Bazë Gjinore, kundër Dhunës ndaj Grave dhe vajzave!

Shoqata “Unë, Gruaja”, Pogradec në kuadër të ditëve portokalli që organizon në datën 25-së të çdo muaji, zhvillon aktivitete sensibilizuese, diskutime, takime, konkurse për të rinj me ese, video, instalacione, vizatime, piktura dhe fotografi. Këto aktivitete synojnë të përfshijnë të rinj të grupmoshave të ndryshme, veçanërisht të rinj të shkollave në të gjithë Pogradecin deri në fshatrat e njësitë më të largëta.

 Tematika e aktiviteteve ka në qendër mesazhet globalë “Ta bëjmë botën portokalli”; “Djemtë dhe burrat pjesë e zgjidhjes-Tregoni se jeni kundër dhunës” dhe “He for she”.

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram