Ekstremizmi i Dhunshem

“Unë, Gruaja” synon parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm. Aktivitetet kanë synuar rritjen e rezistencës së të rinjve dhe komunitetit ndaj ekstremizmit të dhunshëm në qytetin e Pogradecit dhe Njësitë Adminsitrative të tij.

Për të arritur këtë qëllim, “Unë, Gruaja” ka rritur kapacitet e aktorëve lokalë dhe ka organizuar aktiviteteve ndërgjegjësuese me të rinj dhe të rritur për t’i bërë ata të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni.  Në këtë kuadër janë organizuar takime dhe trajnime të shumta me të rinjtë në shkolla duke u ndalur tek ekstremizmi dhe radikalizmi që në klasat fillore, nëpërmjet qasjes sa më të butë ndaj këtij fenomeni.

Me qëllim parandalimin dhe reduktimin e ekstremizmit të dhunshëm “Unë, Gruaja” është përpjekur të angazhojë dhe bashkëpunojë me të gjithë aktorët lokalë.

Disa nga aktivitetet që janë  realizuar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm përmendim:

Forume diskutimi me komunitetin dhe me të rinjtë në shkolla.

Tajnime dhe takime ndërgjegjësuese.

Konkurse lidhur me fenomenin dhe ndarjen e mesazheve pozitive dhe ndërgjegjësuese.

Materiale sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese në rrjetet sociale dhe afishimi i tyre në ambientet publike.

Kontribut në rrjetin e institucioneve që punojnë për parandalimin dhe reduktimin e këtij fenomeni.

Nga projektet e zbatuara përmendim:

“Të Rinjtë në Pogradec – Promovues të Paqes, Dialogut dhe Tolerancës Fetare” mbështetur nga Ambasada Amerikane, Tetor 2019 – Shtator 2020

“Terrorizmi i Dhunshëm parandalohet kur të gjithë bashkohemi” mbështetur nga Terre des Hommes / BE, Shkurt 2018 – Nëntor 2018

“Të Rinjtë për Paqe dhe Dialog ” mbështetur nga Komiteti Shqipëtar i Helsinkit / BE, Janar 2018 – Qershor 2018

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram