“Unë, Gruaja” është anëtare aktive e Rrjetit për Fuqizimin e Gruas në Shqipëri (AWEN). AWEN është një rrjet i krijuar në 2008 nga 8 organizata të grave dhe regjistruar në 2011, me mbështetjen e Fondacionit Suedez Kvinna till Kvinna. Aktualisht rrjeti përbëhet nga 10 organizata nga tetë rrethe të Shqipërisë nga Veriu në Jug, ku jetojnë dy të tretat e popullsisë shqiptare, Anëtarët e AWEN, disa nga OSHC-të më aktive të grave në vend – Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim, Tiranë; Shoqata e Grave dhe Vajzave me Probleme Sociale / Shoqata e Grave për Sigurinë e Paqen, Durrës; “Unë, Gruaja ”, Pogradec; Agritra Vision, Peshkopi; “Gruaja tek Gruaja”, Shkodër; Forumi i Gruas, Elbasan; Qendra Psiko – Sociale Vatra, Vlorë; Shoqata Jona, Sarandë; Linja e Këshillimit për Vajzat & Gratë, Tiranë; dhe Qendra për Iniciativa Qytetare dhe Ligjore, Tiranë. https://awenetwork.org/ (linku hyperline)

 

Gjithashtu, “Unë, Gruaja” është anëtare e disa rrjeteve të tjera në vend dhe rajon si:

-Rrjeti për një Shoqëri Civile Aktive në Menaxhimin e Shërbimeve Mjedisore

-Rrjeti për parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm

-Forumi i OJF-ve në Pogradec.

-Rrjeti për Menaxhimin e Burimeve Ujore dhe Transparencën (RBMT)

-Grupimi Green 27+

 

“Unë, Gruaja” është pjesë e rrjeteve ndërkombëtare nëpërmjet internetit/faqeve zyrtare: Center for Women’s Global Leadership-16 Days of Activism (http://16dayscwgl.rutgers.edu/campaign-calendar); Say No-UNiTE! (http://www.saynotoviolence.org/say-no-around-world), http:/www.saynotoviolence.org/user/1113, e të tjera.