Duhet theksuar se nuk ka përkufizim konsensual dhe të qartë në lidhje me termin “radikalizim” që mund të gjendet në instrumentet ekzistuese ligjore ndërkombëtare pavarësisht nga numri i madh i instrumenteve të tilla që kanë të bëjnë me terrorizmin dhe pavarësisht rezolutave të ndryshme dhe literaturës së gjerë mbi këtë temë.
Ekziston një konsensus, parë në këndvështrimin ligjor dhe në një farë mase dhe në atë psikologjik, që “radikalizmi” është një fenomen më abstrakt dhe më i gjerë sesa konceptet që lidhen me “terrorizmin” dhe “ekstremizmin e dhunshëm”.
“Radikalizimi” përshkruhet si një proçes që ka shumë të ngjarë të çojë në akte të kualifikuara shpesh si terrorizëm ose ekstremizëm, por jo domosdoshmërisht (aktet e dhunshme që mund të rezultojnë nga radikalizimi, mundet në disa raste të cilësohen si “kryengritje”, “rrebelim”, “luftëv civile” apo edhe “luftë”).
Në kundërt me “radikalizmin”, “terrorizmi” është direkt ose indirekt i përcaktuar në disa rezolutadhe traktate.
Këshilli i Bashkimit Evropian e përkufizon “terrorizmin” si: “akte të qëllimshme që janë kryer me qëllim frikësimin, në mënyrë serioze, të një popullsie, ose duke imponuar në mënyrë të padrejtë një qeveri apo organizatë ndërkombëtare për të kryer ose për tu përbajtur nga kryerja e ndonjë veprimi, apo të destabilizojë/shkatërrojë në mënyrë serioze, strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të një vendi ose një organizatë ndërkombëtare” (Komisioni Evropian 2006).
Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk kanë asnjë përkufizim të dakortësuar ndërkombëtarisht në lidhje me terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm ose radikalizmin. Një nga arsyet duket të jetë vështirësia në akomodimin e shqetësimeve të ngritura nga Organizata e Konferencës Islamike, e cila shprehimisht përjashton luftën e armatosur për çlirim nga pushtimi dhe luftën për vetëvendosje.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara megjithatë ka zhvilluar, në rezolutën e saj nr. 1566 të vitit (2004), tri kritere kumulative për të karakterizuar “terrorizmin” si vijon: (i) synimi; (ii) qëllimi; dhe (iii) sjellja e veçantë, ku përfshihen:
i. veprimet kundër civilëve, të kryera me qëllim për të shkaktuar vdekje ose lëndim të rëndëm trupor, ose marrjen e pengjeve;
ii. pavarësisht nëse është motivuar nga konsiderata të natyrës politike, filozofike, ideologjike, raciale, etnike, fetare apo të një natyre tjetër të ngjashme, me qëllim provokimin e gjendjes sëterrorit në publikun e gjerë ose ndaj një grupi individëshapo individë të veçantë, nëpërmjetfrikësimit të popullsisë ose imponimit ndaj një qeverie apo një organizatë ndërkombëtare për të kryer ose të mos kryer ndonjë veprim; dhe
iii. të cilat përbëjnë vepra penale brenda fushëveprimit të dhe siç përcaktohet në, konventat dhe protokollet ndërkombëtare në lidhje me terrorizmin.
Në nivel evropian një përkufizim i termit “radikalizëm” nuk ka qenë i mundur të shfaqet nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata nuk e ka përdor këtë term (përveç një here, në një rast nga viti 2013, në një kontekst të ndryshëm, në kuadrin e një greve urie).
Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin e Terrorizmit, të datës 16 maj 2005, nuk epërcakton termin “radikalizëm”, por përmban përkufizimin “për provokim publik për kryerjen e veprës terroriste” (neni 5): “shpërndarja, ose vënia në dispozicion, të një mesazhi për publikun, me qëllim për të nxitur kryerjen e një vepre terroriste, ku një sjellje e tillë, në mënyrë tëdrejtpërdrejtë ose jo, përkrah veprat terroriste, shkakton rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla mund të kryhen.”
Konventa përcakton gjithashtu “rekrutimin për terrorizëm” (Neni 6) si akt: “për t’i kërkuar njëpersoni tjetër për të kryer ose për të marrë pjesë në kryerjen e veprës terroriste, ose për t’iu bashkuar me një grupim, me qëllim për të kontribuar në kryerjen e një apo më shumë veprave penale terroriste nga ana e këtij grupimi.”
Shumica e përkufizimeve të përdorur aktualisht e përshkruajnë radikalizmin si proces ku individë ose grupe individësh vijnë, miratojnë dhe (në fund të fundit) marrin pjesë në përdorimin e dhunës për qëllime ideologjike, politike apo fetare. Disa autorë i referohen “radikalizmit të dhunshëm”, për të theksuar rezultatin e dhunshëm dhe dallimin e procesit nga forma jo të dhunshme “radikale” të të menduarit.
Të gjithë terroristët janë radikal dhe jo të gjithë radikalët janë terroristë, për faktin se jo të gjitha format e radikalizmit dhe ekstremizmit, evoluojnë në dhunë dhe terror. Radikalizmi nuk përbën kërcënim për një shoqëri, në rast se nuk lidhet me dhunën apo veprime të tjera të paligjshme, të tilla si: nxitja e urrejtjes, sipas përshkrimit në jurisprudencën që lidhet me legjislacionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Radikalizmi mund të rezultojë si një force pozitive ndryshimi.
Sa për ilustrim, individët që luftuan për heqjen e skllavërisë apo ata që kërkuan të drejtën universale të votës, për kohën në të cilën jetuan, u konsideruan si radikalistë, duke qenë se ishin kundër ideve mbizotëruese në shoqëritë e tyre. Radikalizmi terrorist është një proçes dinamik, sipas të cilit individi nis ta pranojë dhunën terroriste, si një rrugë të mundshme, madje edhe legjitime të veprimit.
Nuk ka asnjë profil të vetëm, i cili do të përfshinte të gjithë radikalistët apo ekstremistët edhunshëm, sikundërse nuk ekziston asnjë rrugë “e prerë me thikë“, e cila i çon individë të tillë,në rrugën drejt terrorizmit. Shtysat e mundshme të “radikalizmit terrorist” janë të ndryshmedhe komplekse, duke u ndërthurur në mënyrë unike për çdo rast specifik. Profilet që ndërtohen mbi bazën e supozimeve të stereotipizuara, mbi bazën e përkatësisë fetare, racore, etnike, gjinore, statusit shoqëror dhe ekonomike etj, jo vetëm që janë diskriminuese por po ashtu janë edhe të paefektshme.