Projekti:​

Java e gruas

Data:

01/03/2021

Vendndodhja:

Pogradec

Java e gruas

8 Marsi njihet si “Dita e Gruas” në të gjithë botën për të përkujtuar lëvizjen e hershme për të drejtat e grave e vajzave. Madje në disa shtete kjo ditë festohet si festë kombëtare dhe shërben, jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi.

Shoqata “Unë, Gruaja”, Pogradec çdo vit organizon Javën e Gruas (1-8 Mars) me qëllim ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e vajzave e grave në zonën tonë për të drejtat e tyre e për t’u bërë pjesë aktive e jetës shoqërore, politike, shkencore etj.

Gjatë këtyre ditëve “Unë, Gruaja” organizon aktivitete informuese, kulturore e argëtuese me vajza e gra, por edhe komunitetin, për të ndarë së bashku shqetësimet e nevojat që ato kanë, si edhe për të promovuar rastet e grave e vajzave të sukseshme, si modele frymëzimi në mbrojtje të të drejtave që ato gëzojnë dhe për rolin e tyre në familje, shoqëri, politikë, art, shkencë e kudo. 

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram