ARSIMI DHE SHKOLLA NEUTRALIZOJNË RADIKALIZMIN DHE EKSTREMIZMIN E DHUNSHËM

-Paqja fillon me një buzëqeshje-
Nënë Tereza
Trajtimi i shkollës si një qendër komunitare do të bëjë të mundur që ajo të mos jetë thjesht një ofruese e arsimit, por edhe si hallkë qëndrore në konceptimin e punës parandaluese ndaj ekstremizmit të dhunshëm, duke ofruar edhe shërbime këshillimi për këtë problem. Mësuesit janë punonjës të rëndësishëm të vijës së parë, të cilët shërbejnë si ndërlidhës brenda komuniteteve. Për rrjedhojë, duhet forcuar aftësia e tyre për t’iu kundërpërgjigjur radikalizmit dhe për ta parandaluar atë. Përmirësimi i cilësisë në arsim, zhvillimi i mendimit kritik dhe zgjidhjes se problemeve në kuadër të kurrikulave shkollore, janë faktorë dominues për luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Sardi Koçi, shkolla “Gjergj Pekmezi”
Pjesë e shkëputur nga fletëpalosja me titull: “Së bashku për tolerancë dhe Paqe”

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram