Jan De Leeuw (Psikolog dhe shkrimtar për fëmijë e të rinj)
Alisa Babeli është vajza më e pasur në botë. Nga apartamenti i saj që ndodhet në katin e sipërm të kullës më të lartë në vend ajo sheh poshtë qytetin si xhungël, një botë milingonash punëtore, lypësish dhe terroristësh. Sa shumë do të donte të shkëmbehej me secilin prej tyre. Pas një sulmi terrorist që ju kushtoi jetën dy prindërve të saj ajo ka mbetur e paralizuar dhe askush nuk di të thotë nëse një ditë do të ecë dot përsëri…
Komente mbi librin
“… Një roman i rrallë e shumë bashkëkohor për ambiciet njerëzore: paranë dhe besimin. Ia vlen ta lexosh edhe për atmosferën intriguese, komplotin, personazhet e spikatura dhe aktualitetin, të cilat nuk kanë gjithmonë këtë forcë tërheqëse në letërsinë për të rinj.”
Bas Maliepaard, Trouw
“Një libër i mrekullueshëm për miqësinë, dashurinë, besimin… Lexuesi zhytet në një botë futuriste, ku përfshihen shumë aspekte të realitetit ku jetojmë. Një kënaqësi e rrallë për lexuesit e rinj, një libër që të mbërthen e të mban kështu deri në faqen e fundit.”
Elke Verhulst, Pluizer
“Një libër ku spikasin dialogët e rafinuar, por edhe shumë të kthjellët: detyrë e vështirë për shumë romancierë… Babeli është një libër tejet intrigues, që nuk mund ta lësh mënjanë.”
Dennis de Roover, Zizo