Duart nuk janë për të goditur.
Duart janë të të gjitha formave, madhësive dhe ngjyrave.
Ka shumë gjëra që mund të bëjnëduart e tua.
Duart janë për të thënë PËRSHËNDETJE.
Duart janë për të përshëndetur dhe komunikuar.
Ka shumë mënyra miqësore që ti mund të përdorësh duart e tua për tëkomunikuar. Ti mund të takosh dikë. Provoje tani. Shtrëngojini duart me personin që kenë krah.
Ti mund ta përshëndesësh me dorënjë mik.
Ti mund të vizatosh ose tëshkruashme to.
Unë mund të tregoj një histori me duart e mia.
Ka diçka që duart nuk duhet të bëjnë.
Duart nuk janë për të goditur.
Të godasësh nuk është miqësore.
Goditjadhemb.
Si ndjehesh kur dikush godet?
Aitëlëndon trupin. Ai tëlëndon ndjenjat.
Pse godasin njerëzit?
Ndonjëherë ti ndjeheshi trishtuar, xheloz, i frikësuar, i zemëruar …
Ndonjëherë ti dëshirontë sundosh mbi dikë.
I keni provuar këto mënyra? Mbasetike tentuar të godasëh dikë.
Por duart nuk janë për të goditur.
Ka mënyra të tjera për të shprehur ndjenjat e tua: duke luajtur me shokët, duke lexuar një libër, duke dëgjuar muzikë, duke kërcyer, apo vetëm duke folur.
A mund të shtosh ndonjë mënyrë tjetër për të shprehur ndjenjat e tua?
Pas një kohë ju do të ndjeheni më mire dhe atëherë ti dhe duart e tua mund të luajnë përsëri. Duart janë përtë luajtur.
Si mund ti përdorni duart për të luajtur?
Duart janë për të mësuar – për tënumëruar, pikturuar dhe për të bërë pyetje. Duart janë për të bërëmuzikë – për të mbajtur rritmin, për tëduartrokitur apo nxjerrë një tingull .
A mund të duartrokasësh edhe ti? Jepi, provoje!
Duart janë për të punuar së bashku. Duart janë për të luajtur, për të mësuar, për të ndërtuar.
Duart nuk janëpër të goditur. Goditja nuk është kurrë e mirë.
Pra, çfarë bëni kur ti dhe shoku juaj nuk po ja arrini dicka?
Ju provoni të zgjidhni problemin së bashku. Flisni për këtë. Dëgjoni njëri-tjetrin.
Ti mund të provosh për të kuptuar se si ndjehet shoku yt.
Shoku tënd mund të përpiqet të kuptojë se si ndjeheni.
Ju të dy mund të mendoni mënyra të ndryshme për të bërë gjëra të drejta.
Çfarë do të bëshnëse shoku ju bërtet, ju gjuan me shkelma, ju shtyn ose ju godet?
Ti nuk duhet të vazhdosh luftën përsëri. Ti mund të ecësh përpara. Timund të gjesh diçka tjetër për të bërë, ose dikë tjetër për të luajtur.
Ti mund ti tregoshshokëvetë tu që “Duart nuk janë për të goditur“.
Duart janë për të mbrojtur.
Mendo të gjitha mënyrat se si duart e tua mund t’ju mbrojnë.
Duart janë për të ndihmuar. Ka shumë mënyra që mund të përdorësh duart e tua. Si mund të bëhesh i dobishëm?
Ne mund ta ndërtojmë atë në rregull përsëri.
Duart janë për tu kujdesur për ju. Ato janë për tu veshur, për tëlarë fytyrëntënde, për tëkrehur flokët, për të larë dhëmbët tuajedhe për të rregulluar dhomën tuaj të gjumit.
Çfarë do të bëni ju për tu kujdesur?
Duart janë për të ndihmuar. Duart janë për kujdesin. Duart janë për mbajtjen e shëndetshme dhe të sigurt. Duart nuk janëpër të goditur. Duart janë për të qenë i sjellshëm dhe për të treguar dashuri. Ec-përpara!
Duart janë për të thënë MIRUPAFSHIM!