Shkencëtarët e logjikës mbështesin idenë se nuk mund të jepet gjykim mbi diçka, pa pasur një njohje të mirë të saj dhe të drejtë. Çfarë do të thotë “ekstremizëm”? Ekstremizëm do të thotë pozicionim në pikën me të largët nga qendra. I njëjti kuptim është në çdo fushë qoftë fetare apo laike etj.
Një nga pasojat kryesore të ekstremizmit është ekspozimi ndaj rrezikut dhe pasigurisë. Prandaj feja Islame është ekuilibrim për çdo gjë, i përmbahet bazës apo qendrës qoftë në besim, adhurim, sjellje dhe legjislacion.
Islami është larg ekstremit shpirtëror, dhe larg ekstremit trupor sikurse ateistët apo materialistët. Është fe e balancimit ndërmjet anës shpirtërore, dhe asaj trupore, është e mesme e artë në çdo gjë.
Është paturpësia më e madhe që sot disa ekstremistët materialistë të sekteve fetare akuzojnë besimtarët e ndershëm për për ekstremizëm.
Kësaj i thonë imorali të bën moral, apo i padrejti të bën rolin e të drejtit. Zoti i Madhërishëm na urdhëron të mos bëhemi ekstremë duke na thënë: “Thuaj: “O Ithtarë të librit, mos e tepëroni në fenë tuaj jashtë të vërtetës, dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë”.
Profeti ynë Muhamedi a.s ka thënë: “Lehtësoni, dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos hidhëroni, bashkohuni me njëri tjetrin dhe mos u përçani.
Ai kur e mori vesh se dikush nga muslimanët e kishte tepëruar në fe duke kaluar në ekstremin shpirtëror, dhe kishte shkelur shumë të drejta e këshillon duke i thënë:”Mos vepro kështu, por agjëro dhe ushqehu shëndetshëm, kryej adhurim gjatë natës, por dhe fli.
Trupi yt ka të drejtë mbi ty, sytë e tu kanë të drejtë mbi ty, gruaja jote ka të drejta mbi ty, dhe mysafiri yt ka të drejta mbi ty.
Gjithashtu Profeti ynë ka thënë: “Nuk ka për të besuar askush prej jush përderisa të duash për vëllain tënd, atë që do për veten tënde, dhe të urresh për vëllain tënd atë që urren për veten tënde. Ndërsa i Madhi Zot thotë: “Kush vret një njeri të pafajshëm, sikur ka vrarë gjithë njerëzimin, dhe kush shpëton një njeri, sikur ka shpëtuar gjithë njerëzimin”. Besimtarët musliman e kanë mëse të ndaluar ekstremizmin.
A KA EKSTREMIZËM DHE PSE NDODH?
Po ka, dhe ai nuk njeh ngjyrime fetare, nacionalitet, apo ngjyra dhe emra njerëzish.
1- Ndodh sepse njerëzit janë të painformuar për besimin tek Zoti, për detyrat që kanë ndaj Tij, dhe nuk njohin të drejtat ndaj njëri-tjetrit.
2-Sipas mendimit tim duhet që nëpër shkolla të futen lëndët fetare, të shpjegohen nga teologë, dhe jo nga mësues apo psikologë.
3-Here pas here në mediat televizive dhe atyre online duhet të jepen emisione fetare për edukimin e njerëzve, se fatkeqësisht ndonjëherë jepen emisione çedukimi të pavlera.
4-Të përkrahen hoxhallarët, priftërinjtë, pastorët etj. nga shteti dhe të mbështeten se me ta krenohemi në botë për tolerancë, ndërkohë që mundohemi t’i ulim kur ata kanë rolin kryesor në edukimin shpirtëror të njerëzve.
Opinion nga Hoxhë Dritan Shaho