ESE
Tema: Menaxhimi i konflikteve
Në jetën tonë të gjithëve na ka ndodhur që të kemi konflikte, qofshin këto me përmasa të vogla apo të mëdha. Ka shumë faktorë që mund të na çojnë në një konflikt, por më e rëndësishmja është mënyra se si duhet t’i menaxhojmë këto konflikte.
Shpesh kemi parë apo kemi dëgjuar se edhe për konflikte të vogla bëhen veprime jo të duhura në gjaknxehtësi e sipër. Mendoj se mënyra më e mirë për zgjidhjen e një konflikti është qetësia dhe komunikimi. Sa herë të kemi një konflikt është e rëndësishme të kontrollojmë veprimet tona, e nëse shohim se nuk po mundemi ta zgjidhim këtë konflikt vetë, të njoftojmë miqtë tanë të cilët duhet të jenë asnjanës, familjarë, mësues apo edhe policë. Por mënyra e parë më e mirë është komunikimi me qetësi, kjo si zgjidhje e shpejtë dhe e duhur e momentit. Është mirë që çdo konflikt ta qartësojmë dhe të kemi kompromis, kjo për të patur një jetë më të qetë dhe të shëndetshme.
Asnjëherë nuk duhet të biem pre e gjaknxehtësisë së momentit, sepse mund të na kushtojë shume në të ardhmen. Me qetësi, komunikim apo dhe me ndihmën e personave të tjerë, sigurisht, do arrijmë të gjejmë gjuhën e përbashkët në të mirë të të gjitha palëve.
Punoi; Megi Berberi X⁶