Në përgjithësi, besohet se nga fundi i vitit 2012 deri në fillim të vitit 2016, deri në 1.000 individë nga vendet e Ballkanit Perëndimor udhëtuan për në Siri dhe Irak. Kjo shifër përfshin njerëz që mendohet se kanë mbetur atje, janë kthyer në shtëpi ose kanë vdekur, dhe gjithashtu përfshin jo luftëtarë si gratë, fëmijët dhe të moshuarit. Kosova, Bosnje dhe Herzegovia, Shqipëria, dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë i kanë dhënë pjesën më të madhe të luftëtarëve nga kontigjentet e Ballkanit Perëndimor në Siri dhe Irak.
Ritmi i nisjes së qytetarëve nga ky rajon në Siri dhe Irak u ngadalësua në vitin 2015 dhe pothuajse u ndal në fillim të vitit 2016. Kthimi nga Siria dhe Iraku, megjithatë, pothuajse u ndërpre plotësisht në 2015, përtej disa ekstradimeve nga paraburgimet në Turqi. Kjo rënie në të dyja kahët, si tek nisjet ashtu edhe kthimet ishin potencialisht rezultat i rritjes dhe përpjekjeve ndërkombëtare për të ndjekur penalisht luftëtarët që aspirojnë të largohen, por edhe me zhvillimet në Kosovë dhe zonat e konfliktit.
Krahasuar me kontigjentet nga vendet e tjera, Ballkani Perëndimor ka më shumë persona të nisur në Siri dhe Irak dhe me moshë të re (mesatarisht meshkujt ishin 31 dhe gratë ishin 30 vjeç në datën e hyrjes së tyre në Siri dhe përfshin më shumë gra. Ndërmjet kosovarëve dhe boshnjakëve, respektivisht, gratë përbëjnë 27% dhe 31% të kontigjentit të secilit vend – pothuajse dyfishit të mesatares evropiane. Si pasojë, jo-luftëtarë përbëjnë shumë më tepër (deri në 55%) të kontigjentit të Ballkanit Perëndimor sesa kontigjentet e huaja të tjera në Siri dhe Irak. Karakteri i kontigjenti mund t’i atribuohet retorikës së ISIL-it dhe i thirrjeve të tyre ndaj ndjekësve për të ndërmarrë hijra (migrim). Si përgjigje, të gjitha familjet, ndonjëherë tre breza, po shpërngulen nga Ballkani Perëndimor, dhe shumë nuk kanë ndërmend të kthehen kurrë.
Motivimi dhe rekrutimi
Ndërsa një profil unik i luftëtarit të huaj tipik të Ballkanit Perëndimor mbetet i paqartë, por ka ngjashmëri, që mund të trajtohen si modele: (1) lidhje me diasporat në BE (veçanërisht në Austri dhe Gjermani), dhe (2) kriminaliteti i para-nisjes. Faktorë të tjerë, që shfaqin në jetën e shumë luftëtarëve, përfshihen në: mungesa e arsimit, papunësia, familjeve jofunksionale ose të ndara, dhe çështjet e shëndetit mendor. Po ta shikojmë më nga afër fenomenin shumë raste individuale tregojnë, se motivet për migrim në Siri dhe në Irak më shpesh përfshijnë një përzierje të motiveve personale me stimuj ideologjik. Në mënyrë tipike, njerëzit që largohen ose po ikin nga diçka (qoftë martesa problematike, dhuna në familje, borxhi, ndjekja penale, alkooli ose abuzimi i drogës), ose janë duke kërkuar diçka (të tillë si një bashkëshort, një aventurë, ose një përkatësi apo qëllimi në jetë). Në të njëjtën kohë, ata janë pajtuar me atë që ata e shohin si një urdhër hyjnor.
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë të suksesshme në arrestimin dhe ndjekjen penale të luftëtarëve të huaj dhe anëtarëve të rrjeteve të tyre mbështetëse. Deri në fund të verës 2016, ka pasur 93 vendime që i kanë shpalluar ata fajtorë në rajon, 35 të dyshuar të tjerë në gjyq: Bosnja ka gjykuar 12 njerëz fajtorë dhe ka 8 të tjerë aktualisht në gjyq për pjesëmarrje në organizata terroriste ose që kanë udhëtuar në Siri në mbështetje të ISIL; Kosova ka akuzuar mbi 75 vetë dhe kanë marrë dënime për fajësi mbi 50 raste, ndërsa të tjerët po përballen me gjyq; në Maqedoni, tani ka 18 dënime për fajtorë të lidhur me luftëtarët e huaj; dhe në 2016, Shqipëria dënoi 9 persona për rekrutim dhe pjesëmarrje në organizata terroriste, financimin e luftëtarëve të huaj terroristë. E nxjerrë nga fjala e hapjes së ambasadorit amerikan në Shqipëri Donald Lu në Departamenti i Shtetit dhe Ushtrimi Tabelor i OSBE-së “Luftëtarët e Terrorizmit të Huaj dhe Rrugët e Rrjedhshme të Migracionit: Parandalimi dhe Rezistenca, “Durrës, Shqipëri, 13-15 shtator 2016). thuhet:
Radikalizimi ideologjik dhe rekrutimi për në Siri dhe Irak, është përqëndruar në fortesat tradicionale të Salafit (shiko përkufizimin për salaf) e Kosovës dhe Shqipërise, por ka shënuar gradualisht por dukshëm një zhvendosje drejt bashkësisë dhe kongregacioneve të reja dhe më pak formale, të cilat kanë lindur si kërpudha gjatë dy viteve të fundit përreth qyteteve të mëdha.
Ky trend është veçanërisht i dukshëm në shume zona periferike rreth Sarajevës, Zenices, Tuzla, Travnik dhe Bihać që tani përbëjnë vendbanimet e Salafit, dhe zhvillime të ngjashme janë vërejtur dhe në Kosovë dhe në Maqedoni. (Shënim: Bashkësitë Islame në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Serbi janë organizata fetare joqeveritare, që drejtojnë praktikën e muslimanëve që jetojnë në këto vende, që dikur ishin pjesë e Perandorisë Osmane). Në të vërtetë, një rrjet i tërë i bizneseve të vogla, qendrat e komunitetit dhe organizatat bamirëse janë financiarisht duke lehtësuar këtë përpjekje të zhvendosjes së individëve drejt xhamive që gjithnjë e më shumë ofrojnë udhëzime ideologjike.
Raste individuale të radikalizimit dhe rekrutimit po ndodhin më së shumti brenda, në rrethe më të mbylluara, që përfshijnë më së shumti familjen dhe miqtë, ose gjatë takimeve shoqërore që zakonisht ndodhin në privatësinë e shtëpisë. Këto mbledhje shoqërore janë për qëllime fetare dhe kështu shumë xhami “të paligjshme” ose “paralele”, para-jamaats si institucione zyrtare islame në komunitetet që i kanë organizuar ato. Ata janë tani konsideruar nga shumë njerëz si vatra të nxehta të radikalizimit dhe rekrutimit në Bosnje Hercegovine, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Përveç krijimit të bashkësive fetare paralele, këto grupe janë vendosur gradualisht në fusha të tjera jetike, të tilla si në arsim, shërbimet sociale dhe kujdesin shëndetësor, duke plotësuar kështu boshllëqet e mbetura, në shumë raste, nga shtetet e brishta ose jofunksionale dhe nga shërbimet publike të rrënuara nga paaftësia, korrupsioni dhe nepotizmi.
Procesi i radikalizimit zakonisht fillon me një “Prekje të njeriut”, do të thotë nëpërmjet ndërveprimit personal me një figurë të autoritetit. Ajo pastaj ndiqet nga bashkëveprimi ndërmjet kolegëve, shpesh me individë me prirje të njëjtë, ku një botëkuptim shumë specifik është përforcuar përmes dinamikës së grupit. Roli i mediave sociale dhe i Internetit në rastet individuale të radikalizimit në Ballkanin Perëndimor duket se është vetëm terciar në rëndësi, duke shërbyer si një shumëzues i forcës. Faza më kritike në procesin e radikalizimit, veçanërisht për rekrutët më të rinj, është ndarja fizike nga familjet dhe përfshirja në një familje të re ideologjike. Kjo familje e re u jep atyre respekt, kujdes, mbështetje, dhe shpesh para ose gjëra nga të cilat ata mund të ketë qenë më parë të privuar. Pasi ky proces i ndarjes bëhet i plotë, familja biologjike dhe që potencialisht është më e madhja forcë e fuqishme dhe e aftë për të kundërshtuar ose prishur radikalizimin ciklik, nuk është më pengesë dhe procesi i radikalizimit mundet të vazhdojë praktikisht i papenguar.
Edhe një vështrim i përciptë në këtë proces, sugjeron me bindje, se individët e pambrojtur, të traumatizuar me një histori të shëndetit mendor të paadresuar, me shumë gjasa do të bien pre e lehtë në përpjekjet për radikalizim. Në të vërtetë, ka raste të dokumentuara të individëve të tillë që kërkojnë ndihmë dhe më pas, duke marrë ndihmë për problemet e tyre të shëndetit mendor përmes disa “alternativave”, ose “trajtimeve” (të njohura si ruqya, që të kujton ekzorcizmin) të kryera nga imamët “e pavërtetë”. Dhjetëra individë që i janë nënshtruar një “trajtimi” të tillë, janë nisur shumë shpejt drejt Sirisë dhe Irakut, ku disa kanë humbur jetën.
Në përgjithësi, motivet mes myslimanëve vendës në Ballkanin Perëndimor për t’u nisur drejt Sirisë dhe Irakut, dhe përgjithësisht motivet për radikalizim dhe xhihadizëm të dhunshëm, ndryshojnë nga ato në komunitetet myslimane të emigrantëve në Perëndim, dhe nuk mund t’i atribuohet të njëjtëve faktorë, të tillë si privimi ekonomik, margjinalizimi social, apo dështimi për t’u integruar. Në shumë raste, nxitja është e orientuar nga identiteti, si numri gjithnjë e më i madh i boshnjakëve dhe shqiptarëve (sidomos në Kosovë dhe Maqedoni) u është thënë të rinjve në grupet përkatëse etnike se që të ruajnë veten nga vuajtjet dhe poshtërimet e mëtejshme duhet të aderojnë në atë që shihet si “Islami i vërtetë”, i praktikuar nga brezat e parë të muslimanëve.
Në thelb, qëllimi kryesor i salafizmit militant në rajon është për të rrëmbyer identitetet etnike të boshnjakëve dhe shqiptarëve, që përbënin traditën e pasur në shekuj shoqëruar me një kulturë tolerancë, por tani me qëllim për t’i reduktuar ato në asgjë më shumë se në një identitet fetar të vetëm. Për të arritur këtë, retorika e ideologëve radikalë Selefi zakonisht fokusohet në çrrënjosjen e sistemeve ekzistuese të besimit dhe të identiteteve kulturore. Duke patur parasysh natyrën përgjithësisht konfrontuese të ideologjisë dhe shumë prej ithtarëve të saj, kjo ka gjasa të mbetet një burim i rëndësishëm i antagonizmit dhe konfliktit në rajon edhe pasi fenomeni i luftëtarëve të huaj ulet. Kështu, radikalizimi në selefizmin militant duhet të luftohet, që të mos vazhdojë të prodhojë kërcënime të reja të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Kërcënimet aktuale të sigurisë për rajonin vijnë kryesisht nga luftetarët e kthyer dhe luftëtarët e huaj dhe individë të frymëzuar radikalisht apo ideologjikisht, të cilët janë përpjekur dhe nuk kanë arritur të udhëtojnë në Siri dhe Irak. Edhe para serisë së sulmeve terroriste që goditën pjesë të ndryshme të botës në 2015 dhe 2016, dhe që përfshine pjesëmarrjen e të kthyerve nga lufta siriane dhe irakiane, kthimi i luftëtarëve të huaj nga fushat e betejës së Lindjes së Mesme ishte parashikuar si shqetësuese, dhe kishte ngjallur frikë. Megjithatë, rezulton se individë me një dëshirë të jashtëzakonshme për të udhëtuar në Siri dhe Irak, por nga pamundësia për ta bërë këtë, mund të paraqesin një kërcënim edhe më të madh për sigurinë në këto vende. Disa prej këtyre luftëtarëve të papërmbajtur, të cilët nuk ishin në gjendje vendosnin këmbë në territorin e mbajtur nga ISIL, kanë kryer sulme terroriste në vendin e tyre. Në fakt, propaganda ISIL shpesh adreson dhe përdor individë të tillë, duke ofruar mundësinë e përfshirjes të individëve të cilët janë të ballafaquar me një hendek të pakalueshëm midis dëshirës së tyre dhe aftësisë për të ndjekur thirrjen për të luftuar në Siri dhe Irak, duke inkurajuar aktet terroriste në shtëpinë e tyre.
Për të vlerësuar këtë kërcënim të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, ajo që është e rëndësishme për të kuptuar është, se si ISIL percepton rajonin dhe planet e ISIL-it për të ecur përpara në këtë rajon. Rajoni nuk shfaqet të jetë ndër fushat e identifikuara nga ISIL në dokumentet strategjike si duke kërkuar dhe inkurajuar përdorimin e dhunës në masë dhe pa dallim në të, siç është përcaktuar në Francë, Belgjikë dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore. Përkundrazi, ISIL duket se e sheh Ballkanin Perëndimor si një zonë “jo-prioritare”, e konsideruar si e përshtatshme për rekrutimin e luftëtarëve të rinj, dhe për transferimin e tyre në ose nga Evropa Perëndimore (për ata nga Ballkani Perëndimor që banojnë në Europën perëndimore), dhe për blerjen e armëve, municioneve dhe eksplozivëve. Prandaj, ISIL nuk është inkurajues për sulme në Ballkanin perëndimor si në Paris ose në Bruksel që janë të një natyre pa dallim dhe të drejtuar kundër civilë, por më shumë në këto vende synohen sulme të kufizuara kundër objektivave të përzgjedhur (si p.sh.ambasadave të huaja apo diplomatëve, siç sugjerohet nga revista ISIL Dabiq në gusht 2015. Megjithatë, autoritetet fetare dhe zyrtarët e sigurisë në këtë rajon gjithashtu mund të bëhen fokusi i ekstremistëve. Myslimanët e moderur, kanë qenë një rrugë e mesme e Islamit, dhe për shekuj me radhë ka qenë gurthemeli i sistemit të besimit dhe identitetit duke përbërë mënyrën e jetesës së muslimanëve në Ballkanin Perëndimor. Kjo traditë i ishte bashkëngjitur shteteve laike perëndimore që e mundësuan dhe e mbrojtën atë.
Rreziqet e sigurisë dhe kërcënimet nga fenomeni i luftëtarëve të huaj
Në kohën e këtij shkrimi, një grup i armatosur prej së paku shtatë selefistëve militantë, prej të cilëve tre ishin të kthyer nga Siria dhe së paku njëri u pengua të udhëtojë atje, po fshihej në Bosnjën Veri-Qendrore, ku ata kishin shmangur policinë me javë. Ata konsiderohen të armatosur rëndë dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm.
Available at: https://www.clarionproject.org/docs/Dabiq-Issue-14.pdf (accessed April 23, 2016).
Në dritën e goditjes së vazhdueshme nga ISIL është e mundur dhe nuk mund të përjashtohet të ndodhë dhe një sulm kundër përfaqësuesve të këtyre komuniteteve fetare në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo vërtetohet nga fjalët e një zyrtari të një rangu të lartë të anti-terrorizmit në rajon, “Kam frikë se sulmi i ardhshëm terrorist do të ndodhë në një xhami”.
Antagonizmi ndaj imamëve të moderuar u inkurajua së tepërmi në Prill 2016 sipas shkrimit të revistës Dabiq. Ithtarët e ISIL u ftuan për të “vrarë” imamët e “pafe” duke u kujtuar detyrimin e tyre për të emigruar në “kalifat” ose të për të vrarë të pafetë në vende të tjera. Artikulli shkoi aq larg sa t’u bënte thirrje këtyre imamëve se ishin të detyruar të vepronin në përputhje me Ligjin e Sheriatit, i cili duhet të shërbejë si shembuj për të tjerët.
Me një shkallë të lartë dhe të konsiderueshme të luftëtarëve të huaj në Siri dhe Irak, Vendet e Ballkanit Perendimor janë ndikuar ndjeshëm nga ky fenomen. Sidoqoftë, ndërgjegjësimi publik për problemin mbetet po aq i kufizuar si çdo angazhim në nivelin e shoqërisë për të parandaluar dhe kundërshtuar në mënyrë aktive radikalizimin. Përpjekje për të edukuar dhe angazhuar qytetarët për të njohur dhe t’i përgjigjen radikalizimit duhet të ndërmerren.Vendet në Ballkanin Perëndimor ende nuk kanë zhvilluar mjetet e standardizuara të vlerësimit të rrezikut për të ndihmuar dhe dalluar kërcënimin e të afërmve nga luftëtarët e huaj që kthehen. Ashtu si vendet e tjera që po ballafaqohen me një sfidë të njëjtë, rajoni po vuan nga një hendek i njohurive dhe duhet të kryejë vlerësime më të plota kryesisht të të kthyerve nga Siria apo Iraku.
Një numër gjithnjë e më i madh i luftëtarëve të huaj, por edhe i facilitatorëve dhe personave që aspirojnë të bashkohen me ta, po gjykohen dhe madje shumë janë dënuar me burg në rajonin e Ballkanit Perendimor. Përkundër kësaj, mbetet e paqarte se si si këta të dënuar duhet të vendosen brenda sistemeve të tyre përkatëse të burgjeve (në vendet respektive) dhe ka paqartësi dhe për politikat që standardizojnë trajtimin e kësaj popullate të veçantë, ndaj duhet urgjentisht të veprohet në mënyrë praktike që burgjet në rajon të mos bëhen vatra të reja të radikalizimit.
Programet e rehabilitimit dhe riintegrimit për luftëtarët e huaj dhe familjet e tyre gjithashtu duhet të standardizohen dhe zbatohen. Është duke u bërë e qartë se kërkohen më shumë studime për ndërlikimet e radikalizimit dhe proceseve të rekrutimit, të cilat përfshijnë dinamika komplekse në nivele të ndryshme. Me mungesën e përvojës së mëparshme në trajtimin e këtyre llojeve të rreziqeve dhe kërcënimeve që lidhen me sigurinë, të kuptuarit e shkaqeve dhe nxitësit e tyre shpesh bazohen në supozime dhe jo në të njohuri të bazuara në hulumtime. Aktualisht disa projekte ndërkombëtare që po zhvillohet në rajon, me sa duket kane për qëllim parandalimin dhe kundërshtimin e radikalizimit në ekstremizëm të dhunshëm (CVE).
Burimi: Aspektet gjeostrategjike të radikalizmit xhihadist në Ballkanin Perëndimor
Vlado Azinovic´, Associate Professor in the Department of Peace and Security Studies,
School of Political Sciences, University of Sarajevo