Forum ndërgjegjësues shkolla “Koli Gusho”

Një forum me nxënës të klasave të 9-ta u zhvillua tek Shkolla Koli Gusho së bashku me përfaqësuesen nga Komisariati i Policisë në kuadër të #policimit_ne_komunitet . 👮‍♀️👮‍♂️
Gjatë takimit u vu theksi tek format e dhunës, ngacmimet në internet, bullizmi dhe mënyrat se ku duhet t’i referojnë rastet dhe si të mundohen t’i zgjidhin ato.
Punë e vazhdueshme bëhet nga mësuesit dhe psikologia e shkollës për ndërgjegjësimin për këto fenomene.🗣
↘️ Në këtë kuadër, nxënësit shfaqën një video të realizuar nga vetë ata, për fenomenin e bullizmit dhe dhunës midis adoleshentëve.
Përdorimi i rrjeteve sociale dhe format e dhunës ishin çështje që zgjuan interes për diskutim midis njëri-tjetrit.👫
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Policia-Rol Aktiv në Mekanizmin e Referimit Pogradec” mbështetur nga Swedish Program: “Strengthening Community Policing in Albania” – SCPA
#policiminëkomunitet
#SCPA
#Sida
Nertila Binishi

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram