Bashkia Pogradec

Bashkia Pogradec merr përsipër:

  1. të vijojë të luajë rol drejtues në konsolidimin, monitorimin dhe vazhdimësinë e punës së mekanizmit të referimit për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje;
  2. të caktojë një punonjës në funksionin e Koordinatorit Vendor të Mekanizmit të Referimit
  3. të vijojë grumbullimin e të dhënave të standartizuara mbi rastet që trajtohen në mënyrë të koordinuar (si dhe të dhëna të përgjithshme për dhunën ngaj grave dhe dhunën në familje), hedhjen e tyre në sistemin on-line të ngritur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR) , sipas detyrimit ligjor përkatës, si dhe përcjelljen e raporteve të rregullta tek anëtarët e Mekanizmit të Refermit apo tek MMSR, periodikisht dhe/ose sipas kërkesës;
  4. të përforcojë zbatimin në nivel vendor të legjislacionit në fuqi për dhunën në familje si edhe të detyrimeve të dokumentave ndërkombëtare të ratifikuara për këtë qëllim, duke u angazhuar maksimalisht për përmbushjen e detyrimeve specifike të përcaktuara për njësitë e qeverisjes vendore, kryesisht lidhur me: ngritjen e strukturave të shërbimeve sociale për rastet e dhunës në familje, instalimin  e linjës telefonike lokale pa pagesë për 24 orë, për denoncimin e rasteve dhe referimin e tyre tek antarët e Mekanizmit të Referimit, vazhdimin e bashkëpunimit me organizatat jofitimprurëse të specializuara për këtë qëllim, për të koordinuar veprimet përkatëse, ngritjen e qendrave sociale dhe rehabilituese për viktimat dhe dhunuesit, dhe koordinimin e përpjekjeve me qendrat ekzistuese, etj;
  5. të hartojë marrëveshjet e bashkëpunimit me ofruesit e shërbimeve përkatëse dhe institucionet e tjera shtetërore;
  6. të përgatisë dhe paraqesë kërkesën për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, apo për urdhër mbrojtjeje për të mitur;
  7. ta informojë viktimën ose personin që e shoqëron atë mbi shërbimet ekzistuese sociale dhe ta shoqërojë atë për në qendrat e duhura, duke siguruar transportin nëse është e nevojshme.
  8. të aplikojë me prioritet maksimal dhënien e pagesës për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, të cilat janë nën efektin e urdhërit të mbrojtjes apo të urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar me vendimin e Gjykatës.
  9. të ndërmjetësojë për adresimin e nevojave të antarëve të mekanizmit të referimit për informacion dhe ngritje kapacitetesh;
  10. të organizojë aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese për publikun, me fokus të veçantë gratë dhe të rinjtë.

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram