Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec merr përsipër:
- të vijojë marrjen me prioritet të çështjeve në shqyrtim dhe të ofrojë shërbim gjyqësor korrekt për njoftimin e palëve si dhe marrjen e vendimit për lëshimin e UM apo UMM;
- të marrë masat e nevojshme organizative për të garantuar rendin e sigurinë në gjykatë, moscënimin fizik apo verbal të viktimave në ambientet e gjykatës, garantimin e qetësisë në përputhje me rregullat e miratuara me VKM në vitin 2011 si edhe me ligjin e posaçëm për pushtetin gjyqësor.
- të marrë pjesë në mekanizmin e referimit, si dhe të sigurojë informacionin e duhur për anëtarët e tjerë, për të garantuar procedura efikase brenda gjykatës për viktimat.