Zyra Arsimore Pogradec

Zyra Arsimore Pogradec merr përsipër:

  1. zhvillimin e kurrikulave, integrimin në kurset ekzistuese si edhe garantimin që çdo nxënës të njohë dhe të informohet për dinamikat, për incidentet, për ligjin dhe burimet lidhur me dhunën në familje;
  2. trajnimin e mësuesve në lidhje me identifikimin, reagimin, burimet dhe ndjekjen e rasteve të dhunës në familje;
  3. trajnimin e psikologëve të shkollave për ndërveprimin me prioritet, me antarët e mekanizmit të referimit në rast se identifikojnë nxënës që jetojnë në familje, ku ushtrohet dhunë.
  4. raportimin e rasteve të identifikuara të dhunës në familje, tek Koordinatoria Vendore;
  5. kujdesin për zbatimin e urdhërave mbrojtës, kur këto përcaktojnë detyrime për dhunuesin për të mos kontaktuar fëmijët apo për të mos iu afruar godinave të tyre arsimore (kopshte, shkolla, etj); në rast të shkeljes së këtyre urdhërave mbrojtës, drejtuesi/ja i institucionit duhet të njoftojë menjëherë policinë dhe Koordinatoren Vendore.

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram