Institucione

Mekanizmi i Referimit të Rasteve të Dhunës në Familje në Pogradec, është ngritur që në vitin 2008 nga shoqëria civile me aktor kryesor “Unë, Gruaja”. Formalizimi i këtij bashkëpunim institucional u bë me nënshkrimin e marrëveshjes së parë në vitin 2012 në bazë të vendimit Nr. 334, datë 17.2.2011 “Për Mekanizmin e Bashkërendimit të Punës për Referimin e Rasteve të Dhunës në Marrëdhëniet Familjare dhe Mënyrën e Procedimit të tij”.

Përditësimi i marrëveshjes është bërë sa herë ka lindur nevoja.  Objekt i kësaj marrëveshje është koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe autoriteteve përgjegjës për të vijuar punën e përbashkët si MKR, në Pogradec. Të gjitha institucionet pjesë e Mekanizmit marrin përsipër të drejta dhe detyrime në bazë të ligjit, parimet e sanksionuara në aktet kombëtare e ndërkombëtare, etj.

Institucionet anëtare të Mekanizmit të Referimit në Pogradec janë: