“Islamofobia, një film për tolerancën fetare!”

Intervistë nga Ilir Shyta

Shqipëria do të jetë pjesë e filmit më të ri prodhuar nga Hollywood-i mbi islamofobinë apo më saktë frikën nga islami. Harmonia fetare është parë si një aspekt frymëzues për t’i dhënë botës një model inspirimi.
Për të informuar publikun kam kontaktuar me George Edde-n producentin amerikan të filmit artistik“Islamophobia”. Ai ndodhet këtu në Pogradec, për të prezantuar projektin kinematografik në fjalë, një film me metrazh të gjatë.
Gjithashtu mësoj se filmi artistik do të sjellë në Shqipëri yjet e Hollywood-it, Jean-Claude Van Damme dhe Steven Seagal. Më pas takoj edhe skenaristin dhe regjizorin e filmit, hoalndezin Omer Sarikaja. Ndërkaq, Aliekber Ylldiz producenti turk i këtij filmi artistik më tregon se është optimist për mesazhet që do të përcjellë kjo vepër filmike.
Subjekti ka të bëjë me frikën nga islami në botë. Brenda tij ndërthuren paqja dhe toleranca. Shqipëria pa diskutim është vendi i përshtatshëm për të realizuar këtë film me këtë lloj tematike, pasi bashkejetesa dhe toleranca fetare te ne janë model .
(George Edde) producenti amerikan i filmit
George Edde: Unë jam një producent Hollywood-i. Kam realizuar filma me Jackie Chan, Jean Claude Van Damme, Steven Seagal etj. Është ndër kënaqësitë e mia ta bëj edhe këtë film artistik që flet për paqen dhe bashkimin. Më pëlqen vendi juaj, se më pëlqejnë mbi të gjitha gjërat se si bashkëjetojnë me njëra-tjetrën këtu, mes kompromisit dhe ndryshimit për të mbetur sërish në harmoni. Dua të shtoj se këtë gjë s’e kam parë në asnjë vend tjetër të botës. Për këtë dua t’i jap një mesazh gjithë botës. Në këtë moment në të cilin bota kalon, mesazhi i filmit tonë është shumë i rëndësishëm. Ne, me punën tonë tonë duam t’i mbështesim vlerat më të mira të saj. Shpresojmë të na mbështesini dhe të marrim edhe suportin e qeverisjes suaj për këtë film. Ju do të bëheni kështu pjesë e filmit tonë në ekranin e madh të gjithë botës. Pikërisht ju do ta shikoni vendin tuaj në këtë ekranin të madh. Unë do ta sjell këtu Jean Claude Van Damme-in. Madje gjatë gjithë ditës kam folur në telefon me Steven Seagal. Ata janë gati për të ardhur në Shqipëri. Ju kam përsëritur të dyve që këtu s’është rrezik. Nëse unë jam këtu edhe ju duhet të vini këtu, -ju thashë Steven Seagal dhe Jean Claude Van Damme aktorët e famshëm të Hollivudit, nuk do të kenë role kryesore në këtë film. Ata do të vijnë edhe duke qenë ambasadorë të paqes. Ata nuk do të jenë protagonistë kryesorë në filmin “Islamofobia”. Zgjodhëm Shqipërinë, sepse ka një realitet që i përshtatet më së miri mesazhit që ne duam të japim europës dhe botës mbarë. Këtu në këtë vend jetojnë, martohen e krijojnë familje myslimani me të krishterin dhe e kundërta. Ata e respektojnë njëri-tjetrin.
Duhen edhe sposorë për të ardhur ata. Duhet mbështetja e qeverisë suaj që ata të vijnë këtu. Ardhja e yjeve të Hollywood-it e ndihmon imazhin e vendit tuaj. Ata do të thonë në televiozione të ndryshme të botës me gjithë shpirt: -Hej, ne jemi në Shqipëri, jemi Van Damme dhe Steven Seagal. Kjo është një e vërtetë e realizueshme që do t’i përcillet botës mbarë. Ne e kemi buxhetin për xhirimet, por mbetet vetëm 20 përqind e tij një pjesë për të xhiruar në Shqipëri. Është vendosur që të xhirohet në Tiranë, Durrës pse jo edhe në Pogradec. Ky film do t’u tregojë të gjithëve se ku është ky vend i bukur. Paratë e fitimit të filmit do të shkojnë të gjitha për Unicef-in. Për mua si amerikan kjo është hera e dytë që vij në Shqipëri, por është hera e parë që e shoh kaq gjatë. Më pëlqen Pogradeci, natyra, njerëzit. Do rikthehem përsëri… Mua personalisht më pëlqen Shqipëria. Mund të kujtoj këtu, ish bashkëshorten time që ishte me origjinë shqiptare.
Lidhur me skandalet seksuale në Hollywood ai thotë se di vetëm një person që e ka bërë këtë. Unë vetë nuk do ta bëja dot kurrë, që t’iu thosha aktoreve:“je përzgjedhur për këto role” dhe pastaj: “hajde fli me mua”. Nuk duhet që këto akuza t’i shkojnë vetëm Hollivudit. Kjo është e rëndë, është shumë e ekzagjeruar… ato ndodhin edhe në shumë vende të tjera të Europës.
Në film interpretojnë 29 aktorë nga 29 vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe aktori Enver Idrizi (për të prezantuar shtetin e Kosovës). Ai do të luajë në rolin e një agjenti të CIA-s. Aktorja shqiptare Teuta Turku, do të luajë rolin e një nëne, e cila s’ka atdhe, por gjendet kudo në botë.

Sipas kastit simpatik të filmit kuptojmë se ky prodhim nuk do të ishte i plotë pa Shqipërinë. Por cila është historia mbi të cilën do të ndërtohet ky prodhim kinematografik? Ngjarjet zënë fill me luftën e Bosnjës më 1984 kur Omar ishte vetëm 8-vjeç. Babai i tij i krishterë zhduket dhe pas kësaj ngjarjeje Omar dhe nëna e tij emigrojnë në Roterdam për të nisur një jetë të re. Tashmë student i ri universiteti, Omar lufton me krizën e identitetit, shpesh përballë diskriminimit dhe racizmit. Përfundimisht ai konvertohet në mysliman. Kërkimet e tij për më shumë informacion rreth fesë do ta vendosin emrin e tij në listën e personave të shumëkërkuar nga CIA, kjo edhe për shkak të disa miqve të tij. Që nga ai moment jeta e Omar merr një kthesë drastike. Vetë skenaristi dhe regjizori i filmit Omer Sarikaja sqaron:
Omer Sarikaya: Jetoj në Holandë. Jam skenarist dhe regjizor filmi. Kam një vit që merrem seriozisht me këtë film. Kam mbrritur në Shqipëri me idenë që të godas në shenjë me filmin tim, por njëkohësisht edhe për ta parë nga afër këtë vend të bukur si Shqipëria. Në film subjekti kryesor është islamofobia, dashuria dhe paqja. Për këtë mesazh Shqipëria është vendi ku harmonia mes myslimanizmit dhe dhe krishterimit zë vendin e parë si simbol i paqes globale. Islamofobia, pra, frika e njerëzve nga islami është shtjelluar në skenar gjatë gjithë subjektit të filmit. Personazhet flasin shumë për frikën islame. Filmi në vetvete tregon lidhjen që kanë islami dhe krishterimi me judaizmin. Kjo lidhje nuk ka ngjyra ndarëse në filmin tim. Është hera e parë që vij në këtë vend s’e nuk e dija që Shqipëria ekzistonte. Fola në telefon me Teutën në Stamboll, e cila erdhi dhe më takoi. U njohëm me njëri-tjetrin në Festivalin e Filmit në Kanë dhe aty ajo më ftoi të shikoj Shqipërinë. Përpara se të vija këtu, miqtë e mi më thanë mos shko, se Shqipëria është vend mafiozësh. Po unë i thashë asaj po, ndaj edhe erdha. Ky është një vend që duhet zbuluar i gjithi. Edhe ky film besoj do të jetë shumë i suksesshëm. Ne do e bëjmë këtë film për të thënë se ky vend është paqësor dhe për t’u vizituar. Filmi natyrisht do të konkurojë për Oscar, se është një film që promovon paqen në botë. Kur pashë vendin tuaj të bukur pashë parajsën mbi tokë. Sa për pronarët e Hymeti’s Palace do t’i përkufizoja si një familje e bukur që unë kam takuar. Do ftoja gjithkënd të vizitonte hotelin e tyre. Faleminderit shumë të gjithëve për mikpritjen dhe shpresoj shumë që qeveria juaj të na ndihmojë në këtë projekt të madh.
Është kjo me pak fjalë historia që do të ketë një pjesë të xhirimeve në Shqipëri, saktësisht po bëhen të gjitha përpjekjet që të përzgjidhet Pogradec, duke e bërë imazhin e qytetit tonë pjesë të ekranit të madh të Hollywood-it. Me shumë emocion flet për këtë konproduksion turko-ameriakn edhe Aliekber Illdiz producenti turk i këtij filmi. Ai në Turqi është edhe producenti i Star Akademi, e cila zbulon talentet e reja në fushën e aktrimit.
Aliekber Yildiz: Jam producent i Star Akademi në Turqi, akademi e cila promovon aktorë të rinj. Në Festivalin e Filmit në Kanë takuam George Edde-n, i cili është një producent i madh në Hollywood. Atje vendosëm, pra ramë dakord për këtë film. Filmi do të xhirohet në vende të ndryshme të botës, prej nga do marrim nga një aktor për t’u bërë pjesë e kastit tonë. Në Shqipëri kemi përzgjedhur Teuta Kurtin, por edhe aktorë të tjerë të cilët nuk dua t’i zbulo,j por po i lë surprizë. Filmi do xhirohet në 29 shtete dhe do ketë aktorë prej atyre vendeve. Për këtë bashkëpunim dua ta falënderoj Mr. Edde-n edhe në emër të Star Akademi që unë drejtoj në Turqi.
Siç edhe kuptojmë ky projekt filmik do të përpiqet të sqarojë më së miri frikën nga islami të përhapur në vende të ndryshme në botës apo më saktë të sqarojë faktin thelbësor të bashkëjetesës fetare se myslimanët nuk janë terroristë.

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram