Jo, Radikalizmit!

Jo, Radikalizmit!

Luftra vetëm luftra nëpër botë,
Për radikalizmin e për fenë ka luftra plot,
S’ka as paqe, as harmoni,
Ku askush s’e njeh fjalën dashuri;

Dikush dhunohet,
E dikush në një cep harrohet,
Në këtë botë kaq të egër,
Vështirë një dëshirë realizohet;

S’ka rëndësi në çfarë feje bëjmë pjesë,
Duhet të jemi së bashku në çdo pjesë,
Unë dhe ti jemi njësoj,
Pavarësisht se çfarë race apo fe ne përfaqësojmë;

Ti më lartë e unë më poshtë?!
Jo, kjo fjalë nuk ekziston,
Unë njeri e ti njeri,
Prandaj mos bëj asnjë diferencim.

Sara Andoni
Shkolla “Gjergj Pekmezi”

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram