Keshillim Juridik

Shoqata “Unë Gruaja” ofron mbështetje ligjore falas për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje. “Unë Gruaja”  ofron asistencë ligjore, përfaqësim në gjykatë dhe referim në institucionet shtetërore. Për klientet e zyrës ofrohet ndihma juridike parësore dhe dytësore.

 Gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje mund të paraqiten pranë qendrës për:

-Seanca këshillimi  me juristen. (Ato konsultohen për probleme dhe shqetësime lidhur me dhunën në familje apo çështje familjare.)

-Asistencë ligjore.

-Hartimi i dokumentave  (Urdhër Mbrojtje, Urdhër i Menjëhershëm Mbrojtje, Kërkesë padi, Procedura divorci.)

-Përfaqësim ligjor (Urdhër Mbrojtje, Urdhër i Menjëhershëm Mbrojtje, Kërkesë-padi, Procedura divorci.)
Ofrimi i këshillimit ligjor, konsulencës ligjore falas, asistencës dhe mbrojtjes juridike ofrohet nga juristja e qendrës në kudër të projektit “Shërbime profesionale për viktimat e Dhunës me Bazë Gjinore dhe Dhunës në familje” mbështetur nga SIDA /AWEN. Mbështetja bëhet duke asistuar viktimën e dhunës në familje, duke e informuar mbi të drejtat dhe procedurat ligjore, afatet kohore proceduriale të proceseve gjyqësore, etj.  

 

Po ashtu “Unë Gruaja”  realizon fushata ndërgjegjësuese informuese (fshat/qytet,gra/burra,të rinj/ komunitet i gjerë) lidhur me edukimin ligjor si dhe  ndërmarrien e inisiativave për fuqizimin e grave dhe vajzave si dhe të gjithë grupeve vurnerabël në kërkimin e të drejtave dhe realizimin e tyre përmes aksesit në drejtësi.

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram