Pogradeci kufizohet në veri me Bashkinë Përrenjas, në perëndim me bashkinë Gramsh, në jug me bashkinë Maliq, në juglindje me bashkinë Pustec, ndërsa në lindje me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Pogradecit. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 548.77 km2 . Kjo bashki përbëhet nga 8 njësi administrative dhe ka nën administrimin e saj një qytet dhe 72 fshatra. Nga pikëpamja administrative Bashkia e Pogradecit ka bashkuar në një të vetme të gjitha njësitë e Rrethit të Pogradecit, duke ruajtur të njëjtët kufij territorialë që ka pasur rrethi. Kësaj ndarje të re territoriale i janë bashkuar edhe disa zona të thella malore.

Bashkia e Pogradecit shtrihet në vijën bregore në jug të liqenit të Ohrit, i vendosur përgjatë kodrave në formën e një teatri, shkallaret e të cilit zbresin drejt liqenit. Qyteti ka një pozicion fushor në lartësinë 694m mbi nivelin e detit. Në territorin e bashkisë gjenden elementë të spikatur territorialë; artificialë dhe natyrore si: liqeni i Ohrit, Parku i Drilonit, Kalaja e Pogradecit, Lumi Shkumbin, Malet e Mokrës etj.

Kështu rreth 17% e popullsisë, sipas Gjendjes Civile, është e moshës 0-14 vjeҫ, rreth 72% e popullisë është në moshen 15-64 vjeç që nënkupton moshën aktive për punë dhe 10% e popullsisë është në moshën 65 vjeç e lart.

Raporti gjinor në Bashkinë e Pogradecit është i balancuar, 51% meshkuj dhe 49% femra. Në njësinë administrative Buҫimas, nga viti 1991 në 2015 popullsia është dyfishuar për shkak të ardhjeve të shumta nga zona e malësisë së Mokrës.

Papunësia në Bashkinë e Pogradecit është në nivele shumë të larta. Për qytetin e Pogradecit kjo shifër është 35%, ndërkohë që mesatarja kombëtare është në nivelin 29%. Ndërkohë që në disa njësi administrative është edhe më e lartë (Buçimas 54.7%, Velçan 62,6%, Udënisht 67.6%).

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram