Lufta kundër terrorizmit, konferenca e Jordanisë këtë vit zhvendoset në Tiranë

Lufta kundër terrorizmit është tema që do të bëjë bashkë të hënën në Tiranë krerë të disa qeverive të Ballkanit, përfshi atë të Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të Shkupit dhe Sofjes.

Ata do të priten nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kuadër të Aqaba Meeting, ose Takimet e Akabës, një iniciativë e Mbretit të Jordanisë, Abdullah, që për herë të parë organizohet jashtë vendit të tij që prej themelimit në vitin 2015.

Vetë Mbreti Abdullah i Jordanisë ishte parashikuar që të vinte në Tiranë për të marrë pjesë në bisedimet dhe takimet kundër terrorizmit, por zhvillimet e brendshme në Jordani, duket se kanë ndryshuar planet e tij dhe në Shqipëri pritet të mbërrijë një këshilltar i Mbretit, raportojnë mediat vendase.

Takimi në Tiranë pritet të ndiqet nga 200 pjesëmarrës, politikanë, ekspertë sigurie, liderë fetarë dhe akademikë. Lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm është një nga tryezat e organizuara së bashku nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Holandës.

Top Channel

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram