Mateo Yskollari

NUK JEMI VETËM .
E gjithë bota ç’u mbulua,
Nga COVID-i i tërbuar
Çi ra rreth e rrotull botës
Erdhi i trokiti portës
I trokiti portës Shqiptare
Nënës tonë gjakatare.
Se ç’e gjeti ngushtë Shqipërinë
Po ja merr çdo ditë fëminë.
Po ia merr fëminë e gjorë
Që mezi e mori në dorë.
Ky COVID-i i tërbuar
Nënës ia mbërtheu duart
E ktheu në karantinë
Izoloi gjithë shtëpinë.
Mbylli dyer e mbylli shkolla
Çi boshoi rrugët tona.
Ky COVID-i i tërbuar
Që gjithë botën ka mbuluar
Ka kurorë, por s’është mbret!
Se Shqiptarët janë mbret vet
Shqipëria s’ka nevojë
Për të atillë kurorë
Ka nevojë për fëminë
Që t’ia gëzojë shtëpinë.
Shqipëria nuk ka frikë
Nga të këtillë armiq
Ka kaluar nëpër dore
Shume armiq me kurorë.
Por të fortë s’të bën kurora
Se atë e heq dhe dora.
Por të fortë të bën jeta,
të bën dija dhe vetvetja .
Kështu ne, me dijen tonë
Do ta rrëzojmë atë kurorë
Nuk i ka hije Shqipërisë
Ky panik i armiqësisë
Shqipërisë i ka hije
Të jetojë plot me dije
Që të rrisë fëminë
Ta mësojë për diturinë.
Ky COVID-i i tërbuar
Kthetrat na i ka rrethuar,
por s’i mund dot kthetrat shqiptare
Të shqiponjës dy krenare.
Të shqiponjës me dy krena
Që sodit e lirë ndër bjeshka.
Në ato bjeshkë bukuroshe
Ku sodit qoshe më qoshe .
O shqiptarë merrni frymë!
Merrni frymë dhe kuptoni
Se fëminë nëna jonë
Nuk ia le njeriu në dorë
Dhe virusi me kurorë
nuk e prek dot at’ me dorë,
Se po ia preku fëminë
Ngre në këmbë tër’ njerëzinë.
Dhe virusi me kurorë
nga Shqipëria do heq dorë,
Do largohet pa kurorë
Dhe s’do e preki më me dorë.
Dhe shqiponja do vazhdojë,
Do vazhdojë të fluturojë,
Të fluturojë dhe të luftojë
që fëmijët e saj t’i mbrojë!

#unëqëndrojnështëpi
#NEDOIADALIM

Mateo Yskollari

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram