Ndiz një qiri sot

Ndiz një qiri sot

Mama… 
Për shpirtin e asaj që shkau si loti, 
Për duart e asaj që mblodhi kravatën e dhëndërisë 
Mes hirit të drogës, 
Për shputat e asaj që kapërceu zjarrin 
E zhurmës së plumbave, 
Për buzët e plasura të asaj,  
Që gjeti këpucën e së bijës 
Trotuareve… 
Hirushe të humbura nevojës, 
Mbijetesës, 
Për pjatat bosh në mëngjes 
Pranë doçkave që kërkojnë  
Bukë, 
E tundin pakuptuar këmbkat 
E marra borxh Lulit të vocërr, 
Për makeup-in e shtrenjtë 
Që nuk i mbulon dot shenjat e lëna 
Nga njerëz pa vlerë, 
Për pazarin barbar që i bëjnë ndjenjës, 
Për gishtat e bërë copë nga klori 
Dhe zinxhirët lidhur nockave 
Që dinë të bëhen grusht, 
Të rrëzojnë mure, 
Të thyejnë turinj, 
Të mbajnë unaza nderi, 
Nusërie, 
Premtimesh, 
Ulërimash, 
Ndiz një qiri sot 
Mama… 
Për ato që ikën 
Dhe për ato që marrin frymë ende… 
E kam ca larg kishën… 

Gëzuar festën e lirisë FEMËR !  

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram