Ngritja e ekstremit të djathtë dhe radikalizimi xhihadist: Si e ushqejnë ata njëri-tjetrin

“Shumica e përkufizimeve aktualisht në qarkullim e përshkruajnë radikalizimin si proces (ose procese) ku individët ose grupet vijnë për të miratuar dhe përfundimisht për të marrë pjesë në përdorimin e dhunës për qëllime politike. Disa autorë i referohen “radikalizimit të dhunshëm” me qëllim që të tërheqin vëmendjen tek rezultati i dhunshëm dhe për të dalluar procesin nga format jo të dhunshme të të menduarit “radikal”.
Autori i këtij studimi pajtohet me përmbledhjen e mësipërme, duke përcaktuar radikalizimin si një proces gradual që përfshin individë dhe /ose grupe, të cilat çojnë në një indoktrinim me ide ekstreme. E sheh këtë proces si një spektër, në të cilin përdorimi i dhunës është faza e fundit.

Një fushë e rëndësishme, por e lënë pas dore e kërkimit, është ajo që akademikët shpesh i referohen si ekstremizmi “kumulativ” ose “simbiotik”. Kjo i referohet një ndërveprimi midis dy llojeve të ndryshme të dhunshme ose jo të dhunshme të ekstremizmit, ku secili mund të jetë i motivuar nga faktorë shumë të ndryshëm, por përdorin njëri-tjetrin për të lehtësuar fushatat e tyre, rekrutimin dhe, ndoshta, për të shkaktuar një shpërthim të dhunës dhe konfliktit midis grupeve. Ideja themelore është e trajtuar thellësisht nga akademiku Roger Eatwell një dekadë më parë. Ai vëzhgoi se si një “çështje e rëndësishme, por e lënë pas dore si në sferat akademike ashtu edhe në ato politike, merret dhe trajtohet nga të tjerë në forma të ndryshme të ekstremizmit dhe si ato i lidhin me botën konkrete”. Për më tepër, Eatwell ishte i interesuar në atë se si mundet që “një formë e ekstremizmit ushqen dhe zmadhon forma të tjera të tij”.

Ky diskutim mbi ekstremizmin kumulativ nxiti në masë të konsiderueshme interesin, pasi erdhi në një kohë kur lëvizjet e të djathtës radikale dhe ekstremiste në Evropë po modifikonin gjithnjë e më shumë narracionet e tyre dhe strategjinë elektorale duke i kushtuar një vëmendje më të madhe terrorizmit islamik. Pas sulmeve të 11 shtatorit u shfaqën grupet e krahut të djathtë që po i kushtonin më shumë përpjekje për të synuar publikun me shqetësimet jo vetëm mbi imigracionin dhe Islamin, por në veçanti rritjen e ndjeshme të terrorizmit të frymëzuar nga ana fetare. Disa akademikë të tillë, si Leonard Weinberg, madje sugjeronin që vala e ardhshme dhunës apo terrorizmit në Evropë mund të ishte një formë e politikave të “kundërvënies” midis neo-nacionalistëve që ndihen të kërcënuar nga rritja e shpejtë që po ndhodh në diversitetin etnik dhe kulturor.

Brenda këtij debati, disa kanë vënë në dukje edhe shembujt e mëparshëm të ekstremizmit kumulativ, si bashkëveprimi mes grupeve të ndryshme në Irlandën e Veriut ose në Afrikën e Jugut, si dhe në ndërveprimet midis ekstremistëve të djathtë dhe antifashistëve në Mbretërinë e Bashkuar që në fillim të viteve 1990, të cilat shpesh shoqëroheshin me nivele të ulëta të dhunës dhe ngacmimit. Nga kjo rrjedh diskutimi se disa fusha të interesit vazhdojnë të tërheqin ende vëmendjen, por që kërkojnë më shumë punë, nëse duam që të jenë të dobishme për politikën dhe sigurinë e komuniteteve.

Ndoshta fusha kryesore e interesit ka qenë ndërveprimi në Shtetin Islamik (ISIS) – që ka frymëzuar ekstremizmin islamik, dhe të drejtën ekstreme për t’u motivuar politikisht, e cila ishte në fokusin e studimit të Eatwell. Disa vjet pas botimit të esesë së tij, Liga Angleze e Mbrojtjes (EDL), e cila u formua në mënyrë specifike në përgjigje ndaj kërcënimit të perceptuar nga grupet islamike lokale në qytetet e Lutonit, Hertfordshire, dukej se i jepte besueshmëri thirrjes për më shumë vëmendje për këtë ndërveprim. Menjëherë pas kësaj, viteve 2009 dhe 2012, EDL frymëzoi një numër lëvizjesh të ngjashme në të gjithë Evropën, duke pretenduar se po bënte fushatë në mënyrë specifike në një platformë të kundërshtimit ndaj “islamizimit” të shoqërive perëndimore, dhe veçanërisht të kërcënimit të terrorizmit me natyrë religjioze.

Arsyetimi themelor për zgjimin e interesit lidhur me ekstremizmin gjithnjë në rritje, është të sfidojë një diskutim politikash, që deri më tani ka mbetur kryesisht i përqëndruar në shqyrtimin e formave individuale të ekstremizmit në izolim, për shembull islamizmin radikal ose ekstremizmin e krahut të djathtë, por jo kombinimin e të dy formave. Ndonëse disa politika qeveritare kanë qenë të kujdesshme të diskutojnë forma të ndryshme të ekstremizmit në të njëjtën kohë, për t’u përmendur është axhenda e “Parandalimit” në Mbretërinë e Bashkuar, kritikët shpesh kanë sugjeruar se vëmendja që i kushtohet ekstremit të djathtë, është më shumë imitues se sa i sinqertë. Akademikët, ndërkohë, kanë vazhduar të punojnë në propozimin fillestar të Eatwell, që mund të bëhet po aq i rëndësishëm për ta konsideruar ekstremizmin në një sens më holistik, dhe për të shqyrtuar dinamikat e ndryshme që po veprojnë brenda dhe midis grupeve të ndryshme.

Që nga diskutimi fillestar disa studiues kanë kërkuar të sigurojnë një ashpërsi më të madhe ndaj konceptit të ekstremizmit kumulativ. Një shembull është vepra e Jamie Bartlett dhe Jon Birdwell, të cilët argumentojnë se ky ekstremizëm kumulativ mund të aplikohet në shkallë të ndryshme dhe në llojet e marrëdhënieve, që mund të kenë dy grupe me njëri -tjetrin. Këta studiues kanë hedhur dritë mbi natyrën e bashkëveprimeve të mundshme që politika dhe komunitetet mund të duan të monitorojnë. Ka tre ndërveprime, që janë me interes – radikalizimi i ndërsjellë, rekrutimi dhe skaji më ekstrem i spektit, një spirale të dhunës (rritje e vazhdueshme e dramatike e dhunës).

Duke marrë parasysh llojin e parë të ndërveprimit, shpesh supozohet se marrëdhëna midis ekstremizmit të frymëzuar nga feja dhe ekstremizmit politik është një-dimensional, domethënë që ekstremizmi politik i përgjigjet kërcënimit të perceptuar të “islamizimit” të shoqërive evropiane, apo veprimeve të një grupi të dhunshëm islamik. Megjithatë, si Bartlett dhe Birdwell, kanë bërë, në fakt, shumë pak punë lidhur me shkallën në të cilën, ekstremizmi mund të rrjedhë dhe anasjelltas. Një nga shembujt më të dukshëm mund të jenë Anders Breivik, i cili duke gjurmuar dhunën e tij ndaj “kërcënimit” të perceptuar nga islami dhe kultura marksiste, gjithashtu po operonte në një mjedis (Norvegji), ku ai po përjetonte ndërveprime të vogla me muslimanët ose grupet islamike radikale. Por deri në çfarë mase do të mundë mbështetja elektorale në rritje e partive të djathta radikale populiste në të gjithë Evropën, të kontribuojnë në radikalizimin e muslimanëve të vendosur në ato troje, të cilët mund t’i konsiderojnë këto trende, si dëshmi se ata nuk janë të mirëpritur në demokracitë perëndimore? Ka pak ose aspak studime mbi këtë çështje. Në mënyrë të ngjashme, deri në ç’masë janë strategjitë e partive populiste dhe deklaratat e tyre ideologjike duke i frymëzuar radikalët islamikë ose duke u shfaqur në thirrjet e tyre për të rrëmbyer armët?

Lloji i dytë i bashkëveprimit ka të bëjë me rekrutimin aty ku ka nevojë për politika dhe komunitete hulumtuese për të eksploruar masën në të cilën ekstremizmi kumulativ merr një rol të rëndësishëm në rrugët individuale për ekstremizëm. Për shembull, në pasojat e sulmeve të mëdha terroriste, a ka një rritje të konsiderueshme të rekrutimit në grupe ekstremiste të krahut të djathtë? A janë predikuesit radikalë ata që citojnë grupet radikale të djathta dhe/ apo mbështetin ata, ndërsa inkurajojnë muslimanët të bëhen më radikalë në pikëpamjet e tyre? Ndërsa ka dëshmi subjektive, se krimet e urrejtjes shpesh rriten pas një sulmi terrorist, nuk është plotësisht e qartë, nëse ka gjithashtu, një rritje të konsiderueshme të numrit të njerëzve, që po ndjekin një reagim më radikal duke u regjistruar në një parti të ekstremit të djathtë ose në një ligë mbrojtjeje. Është e qartë, kjo kërkon të mendosh në mënyra shumë të ndryshme se si t’i mbledhim dhe analizojmë të dhënat që kanë të bëjnë me ekstremizmin.

Forma e tretë dhe më e drejtpërdrejtë e ndërveprimit është e ashtuquajtura “spirale e dhunës”, ku grupet e ndryshme ekstremiste angazhohen në një përplasje të fortë konfliktuale, që pastaj kalon në dhunë. Nga vëzhgimet e bëra, shpesh është parë se, ndërsa grupet ekstreme publikisht distancohen nga dhuna, ato gjithashtu mbrojnë deklaratat dhe ideologjitë që justifikojnë ose legjitimojnë dhunën nën kushte të caktuara. Për shembull, është vënë në dukje se si grupet ekstremiste të krahut të djathtë në Evropë, shpesh kultivojnë narracione mbi genocidin etnik ose të bardhë, duke argumentuar, se mbijetesa e vërtetë e grupit etnik, dikur dominues është nën kërcënim, qoftë nga imigracioni apo Islami. Kjo bën që këto lëvizje të sugjerojnë, se nëse mbështetësit nuk ndërmarrin veprime urgjente dhe radikale, atëhere mbijetesa e fëmijëve, nipërve, mbesave e racës nuk është e sigurtë. Ky lloj ndërveprimi ka të bëjë me rekrutimin ku ekstremizmi kumulativ merr një rol të rëndësishëm në zgjedhjet individuale për ekstremizëm.

Në ndërverprimet më ekstreme kjo mund të sjellë deri bombardime nga ana e grupeve ekstremiste në një vend, i cili ka rëndësi simbolike për një grup tjetër ekstremist (siç ndodh rregullisht në Irak dhe Lindjen e Mesme), dhe shpesh këto veprime shkaktojnë një kundër-përgjigje. Në një tjetër këndvështrim, akademikë të tillë si Nigel Copsey argumentojnë se në vitet e mëparshme, grupe si EDL kërkuan të provokojnë dhunën dhe një reagim ekstrem nga pakicat duke nxitur segregacionin dhe ndarjen në nivel komuniteti.

Përtej këtyre arenave të ndërveprimit, megjithatë, janë një sërë çështjesh që mbeten kryesisht të pazgjidhura. Një pyetje e parë ka të bëjë me shkallën në të cilën, qëndrimet që kultivohen nga grupe të ndryshme bashkohen dhe mobilizojnë përkrahësit kundër njëri-tjetrit. Deri në çfarë mase janë pretendimet për kërcënimin e “Terrorizmit islamik” aq të rëndësishme dhe konkrete për të motivuar fjalorin e të djathtës ekstreme si argumente tradicionale mbi impaktin e perceptuar të emigracionit në demokracitë perëndimore, ose thënë ndryshe, rreziqet e globalizimit? A jemi ne, apo po i afrohemi, një stadi, ku narracionet mbi rekrutimin janë më të përqëndruara në aktivitetet që kundërshtojnë grupet ekstremiste në krahasim me ankesat më të gjera rreth drejtimit të shoqërisë?

Një pyetje e dytë ka të bëjë me faktin se si siguria dhe politikat e komuniteteve i përgjigjen në “botën reale” kësaj sfide. Aktualisht, potenciali i kësaj forme të ekstremizmit për të shkaktuar probleme është vërtetuar nga disa ngjarje. Në verën e vitit 2012, islamistët ekstremistë u arrestuan përpara se të kryenin një sulm potencialisht vdekjeprurës, në një tubim në rrugë organizuar nga EDL në Yorkshire. Më vonë, në vitin 2014, ekstremizmi kumulativ u reflektua kur ndodhi vrasja e bateristit Lee Rigby në vitin 2014, dhe kur grupet e ekstremit të djathtë “Britain First” dhe EDL riorientuan fushatat e tyre të mediave sociale dhe organizuan reagime off-line (në terren) kundër islamistëve të dhunshëm dhe ISIS.

Fatkeqësisht për politikëbërësit dhe ruajtësit e sigurisë, nuk është e lehtë të dinë se kur duhet të ndërhyjnë në këto procese. Në vitet e mëparshme zyrtarët e sigurisë shpesh argumentonin se policimi efektiv funksiononte më mirë në të kaluarën. Në vitet e mëparshme, zyrtarët e sigurisë shpesh argumentonin, se policimi efektiv ishte reagimi më i përshtatshëm ndaj një lëvizjeje, si një ligë mbrojtjeje, e cila shihej më shpesh si një rend publik dhe jo si kërcënim “ekstremist”. Ende sot grupe të tilla po veprojnë gjithashtu nëpër platforma të shumëfishta, si off-line ashtu edhe on-line, dhe duke kufizuar kështu diskutimin rreth përgjigjes për policimin se nuk duket më aq e përshtatshme. Mungesa e dukshme e hulumtimeve të reja sasiore dhe cilësore lidhur me në temën e ekstremizmit kumulativ, nuk e ka ndihmuar situatën. Deri më sot ka pasur pak studime të hollësishme për këtë sfidë.

Në një periudhë më afatshkurtër, dhe duke nxjerrë konkluzione për këto fenomeneve, Busher dhe Macklin janë përpjekur që të zhvillojnë një mënyrë e cila, bindshëm ndihmon për të pasur një qartësi më të madhe konceptuale. Në veçanti, ata përshkruajnë gjashtë propozime, se si bota e politikave mund të përmirësojë konceptualitetin dhe qartësinë e këtij debati rreth ekstremizmit kumulativ. Qëllimi i tyre, me të drejtë, është të inkurajojë shqyrtimin më të madh të pretendimeve, që janë bërë rreth kësaj formë të aktivitetit ekstremist dhe për të shmangur rënien në grackën e saj duke u bërë “shpjegues të trilleve” (explanatory – fiction) pra një ide që duket se shpjegon shumë, por vlera shpjeguese e saj humbet në masën më të madhe, sepse ajo aplikohet në një sens tejet liberal, për të shpjeguar kaq shumë! Vlen që të shqyrtohen gjashtë fushat e mëposhtme.

Së pari, Busher dhe Macklin kërkojnë një qartësi më të madhe lidhur me llojin e sjelljes që është duke u shqyrtuar, domethënë nëse ajo lidhet me radikalizimin ideologjik apo radikalizim në veprim. Politikëbërësit, argumentojnë ata, duhet të sigurojnë, që ata të përshkruajnë në mënyrë eksplicite, çfarë është ose nuk është trajtuar si një tregues i ekstremizmit kumulativ.

Së dyti, politikëbërësit duhet të marrin në konsideratë marrëdhëniet ndërmjet të ashtuquajturës “spirale e dhunës”, që mund të rezultojnë nga procesi i ekstremizmit kumulativ dhe proceseve më të gjera të polarizimit të komunitetit ose izolimit të tij. Me fjalë të tjera, në vend që të grupojnë gjithçka së bashku nën një flamur, politikëbërësit duhet të jenë të ndjeshëm ndaj tyre dhe faktit që proceset thelbësore të ekstremizmit kumulativ (dmth përshkallëzimi i konfliktit midis dy grupeve) janë krejt të ndryshme nga proceset më të gjera të komunitetit, të tilla si segregimi ose mosbesimi mes grupeve, të cilat, këto grupe shfrytëzojnë dhe kërkojnë të përkeqësohen.

Së treti, ata që monitorojnë grupe të tilla duhet të jenë të kujdesshëm për të dokumentuar dhe detajuar modelet e ndryshme të mobilizimit dhe kundër-mobilizimit. Këto ka të ngjarë të jenë të pabarabarta dhe sporadike, me “ulje e ngritje”, e që mund të arrijnë në modele të paparashikueshme. Sigurimi i të dhënave të përmbledhura të ndërveprimeve, mund të na ndihmojnë të kuptojmë evolucionin më të gjerë të grupeve ekstremiste dhe të identifikojmë momentet, kur ka gjasa të ketë një përshkallëzim ose konflikt.

Së katërti, duhet të mbahet parasysh se grupet ekstremiste mund të bashkëveprojnë me një gamë më të gjerë të aktorëve se sa me një grup të vetëm kundërshtues. Mund të jetë, për shembull, një grup ekstremist i krahut të djathtë, i cili u kundërvihet po aq forcërisht, si seksioneve të mediave tabloide, apo policisë, ashtu edhe predikuesve radikalë muslimanë. Duke e ngushtuar fokusin në ndërveprimet midis grupeve ekstremiste, mund të ndikojnë negativisht në të kuptuarit tonë se si këto grupe veprojnë brenda një mjedisi më të gjerë.

Së pesti, puna mbi ekstremizmin kumulativ do të ishte pozicionuar më mirë, duke marrë parasysh gjithashtu mënyrën se si rapotimet narrative përkojnë me perceptimet e gjera popullore të sfidave në shoqëri, siç është emigracioni, padrejtësitë mes muslimanëve. Me ndryshimet që pëson mjedisi, po ashtu pësojnë ndryshime edhe fokusi i narracionit dhe potenciali për ndërveprim dhe konflikt.

Së fundi, hulumtuesit duhet të shqyrtojnë, jo thjesht nëse dy ose më shumë grupe kundërshtare janë duke iu përgjigjur njëri tjetrit, por në mënyrë të veçantë se si ata po veprojnë dhe ndikimet diferenciale që kanë këto grupe mbi njëri-tjetrin. A është përgjigja e kufizuar mbi narracionin rreth mobilizimit, apo është përgjigjja e thelluar më shumë rreth simbolizmit apo thirrjes për veprim? Ka shumë paqartësi dhe brenda kësaj zone, mbetet shumë për t’u bërë.
Çështjet e dhunës politike dhe terrorizmit duhet të bëhen më të qarta për ata të cilët janë duke punuar me politikat dhe me sigurinë e komunitetit, dhe që mund të dëshirojnë të adresojnë këto pyetje sa më shpejt.

Burimi: 2017, European Policy Centre THE CHALLENGE OF JIHADIST RADICALISATION IN EUROPE AND BEYOND, European foundation for democracy.

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram