Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /mnt/BLOCKSTORAGE/home/541247.cloudwaysapps.com/hkgahfcyzh/public_html/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36

Pengu i një ferri

Pengu i një ferri  

(Sazani e rrihte gjithmonë gruan e tij, sa herë që pinte. 

 E rrihte aq shumë saqë vetëm fqinjët ia hiqnin Teutën nga duart.) 

Ndodhi edhe një “çudi”. Burrin që e la gruaja, pasi ky i fundit e rrahu mirë e mirë, e zuri turpi. Turpi i burrit shqiptar, që edhe pse nuk ka bukë të hajë vetë e të ushqejë familjen, e gjen ngushëllimin duke pirë. Pastaj mendon se ka të drejtë që fatkeqësinë e varfërisë ta kalojë mbi gruan. I heq një dru të mirë si ngaherë. Dhe jeta vazhdon. Në mizerje. Në varfëri. Në ndëshkim. Gruaja ikën nga shtëpia pasi nuk duron dot më. Ky është kulmi. Burrit i ikën nderi, burrëria dhe mendja. Prandaj merr peng të afërmit e gruas. Dhe i torturon. I dehur dhe i rrezikshëm. Kjo ka ndodhur. Një ditë tetori. Të vitit 2005. Në Vlorë. Në Shqipëri. Babai i pengmarrësit është i indinjuar. Jo me të birin. Dhunues dhe pengmarrës. Jo. Është i indinjuar me gruan që ka ikur dhe ka lënë burrin. Ky është kushtrimi i mentalitetit. 

Këtij mentaliteti që ligji s’ka fuqi ta dënojë. Burri me siguri do të dënohet vetëm për aktin e pengmarrjes. Jo për rrahje të vazhdueshme të gruas. Jo për aktin e dehjes që i heq mendjen dhe e kthen në kriminel. Këto janë ligjet e shtetit shqiptar që shkojnë për mrekulli në një linjë me mentalitetin. 

“Top Channel” interviston babanë e pengmarrësit: “Të vijë nusja në shtëpi, -thotë ai, dhe kjo histori mbyllet”. Mbyllet. Si shumë histori dhune të padëshmuara. Dhunë ndaj grave. Në këtë pragfushate të 16 ditë kundër dhunës ndaj grave. 25 Nëntor – 10 Dhjetor. Kur e gjithë bota proteston për dhunën ndaj grave, si një dhunim i të drejtave të njeriut. 

Opinioni do ketë kohë të gjykojë. Përtej këtij mentaliteti që gërryen shoqërinë shqiptare.  

Tetor 2005

Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /mnt/BLOCKSTORAGE/home/541247.cloudwaysapps.com/hkgahfcyzh/public_html/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram