Dhuna dhe Barazia Gjinore

Shoqata “Unë, Gruaja” synon arritjen e shanseve të barabarta për gratë dhe vajzat dhe reduktimin e dhunës me bazë gjinore e dhunës në familje.

Disa nga mënyrat për të arritur qëllimin kryesor janë: përmirësimi i shërbimeve psikologjike dhe juridike për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit për dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje, rritja e përfshirjes së grave dhe të rinjve në proceset vendimarrëse lokale etj.

Në kuadër të arritjes së barazisë gjinore dhe reduktimin e dhunës, shoqata “Unë, Gruaja” ofron: këshillim emocional, psikologjik dhe juridik falas në mbështeje të viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, si dhe bashkëpunon më anëtarët e mekanizmit të referimit për funksionimin sa më efektiv të tij.

Një rëndësi të veçantë marrin edhe trajnimet apo takimet e ndryshme për specialistët që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës, me anëtarët e rinj të mekanizmit të referimit, të rinjtë, lidhur me ndërgjegjësimin për çështjet e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, për buxhetimin gjinor etj.

Botimet periodike si edhe pasqyrimi në mediat sociale dhe televizion i aktiviteteve të ndryshme që organizon shoqata, rritin vizibilitetin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit lidhur me efektin dhe problematikat e dhunës në familje.

Nga projektet e zbatuara përmendim:            

Mbështetje dhe shërbime të koordinuara ndaj dhunës me bazë gjinore & dhunës në familje  – financuar nga SIDA nëpërmjet Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri – AWEN, viti 2019 e në vazhdim

Projekti kontribuon në përmirësimin e shërbimeve për gratë viktima të dhunës nëpërmjet mbështetjes ligjore, psikologjike dhe këshillim; përmirësimin e rolit dhe funksionimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit në kuadër të strategjisë së re kombëtare për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje përmes avokimit dhe lobimit me pushtetin vendor, rritjen e ndërgjegjësimit të grave dhe burrave, vajzave dhe djemve në lidhje me ligjin e dhunës në familje, pasojat e saj, efektet parandaluese dhe shërbimet e ofruara për viktimat dhe dhunuesit.

Përfitues të projektit janë: Gratë e vajzat viktima të dhunës; gra nga zonat rurale në Bashkinë e Pogradecit; Kryetarët e fshatrave; Mekanizmi i Referimit të Rasteve të Dhunës në Pogradec dhe

Përfaqësues nga institucionet publike dhe qeverisja vendore.

“Policia – Rol Aktiv në Mekanizmin e Referimit Pogradec”financuar nga FCG Sweden/SIDA, Maj 2019-Prill 2020 – Nëpërmjet këtij projekti Unë, Gruaja ka kontribuar në rritjen e bashkëpunimit midis policisë së shtetit, institucioneve të Mekanizmit të Referimit të rasteve të dhunës (MR) në Pogradec, strukturave lokale të këtij mekanizmi në Njësitë Administrative për parandalimin dhe reduktimin e dhunës me bazë gjinore (DHBGJ) & dhunës në familje (DHF) nëpërmjet policimit në komunitet.

Përgjigje e koordinuar ndaj dhunës me bazë gjinore & dhunës në familje  – financuar nga SIDA nëpërmjet Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri – AWEN, Shkurt 2016 – dhjetor 2018.

Projekti kontribuoi në forcimin e kapaciteteve të anëtarëve të Mekanizmit të Referimit në Pogradec për adresimin në mënyrë efektive dhe menaxhimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, në kuadër të ndarjes së re territoriale.

Përfitues të projektit ishin gra nga zonat rurale në Bashkinë e Pogradecit; Gra vulnerabël;

Anëtarë të Mekanizmi Referues të Rasteve të Dhunës në Pogradec; Përfaqësues nga institucionet publike dhe qeverisja vendore.

“Gratë Aktive në vendimmarrjen lokale”, “Gratë Aktive në Promovimin e Barazisë Gjinore”, “Fuqizimi i Grave në Vendimet e Komunitetit”, “Më të Organizuar, Më të Dukshëm, Më të Qëndrueshëm”, “Referoni Dhunën në Familje – Mekanizmi i Referimit në Veprim”, “Aktorët përgjegjës: Përdorni ligjin – Reduktoni Dhunën në Familje” – janë projekte të financuar nga Kvinna till Kvinna / Sida gjatë viteve 2004 -2014

Ndryshoni Sjelljen-Ndryshoni Shoqërinë. Projekt i financuar nga UNDP Shtator; 2015 – Dhjetor 2017.

Projekti kontribuoi në rritjen e kapaciteteve të vendimmarrësve lokalë dhe sektorit publik në barazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave, për të siguruar mbështetjen e tyre të fortë gjatë 16 Ditëve të Fushatës dhe çdo ditë; promovimin e burrave dhe djemve të suksesshëm në jetën e tyre profesionale duke shërbyer si modele dhe agjentë të ndryshimit në komunitet; edukimin dhe mobilizimin e rinjve për të qenë protagonistë për angazhimin e komunitetit të gjerë në lëvizjen kundër dhunës ndaj grave dhe fushatës së #HeforShe (Ai për Atë).

Projekti ndërkufitar “Gratë për ndryshim” Projekt i financuar nga BE / IPA / CBC,  Prill 2011 – Mars 2012

Adresimi i shqetësimeve në lidhje me projektin

Shoqata “Unë, Gruaja” po implementon projektin “Së bashku për mbrojtjen e mjedisit e konservimin e biodiversitetit në rajonin Prespë-Ohër”,  financuar nga Prespa Ohrid Nature Trust – PONT dhe Critical Ecosystem Partnership Fund (#CEPF)

Nëpërmjet këtij projekti “Unë, Gruaja” synon të forcojë kapacitetet e komunitetit për konservimin e biodiversitetit në të gjithë Rajonin e Liqenit të Ohrit (RLO) përmes shkëmbimit të praktikave dhe njohurive më të mira mes aktorëve në të gjithë RLO.

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram