Shoqata “Unë, Gruaja” synon të përfshijë dhe të ketë qytetarë aktivë për çështje të ndryshme të zhvillimit të komunitetit.
Për të rritur angazhimin qytetar shoqata “Unë, Gruaja” ka realizuar: sensibilizim të publikut për të drejtat e tyre në vendimmarrje, nxitjen e aksioneve konkrete të qytetarëve në komunitet, rritjen e kapaciteteve të grupeve qytetare të krijuara rishtaz për monitorimin e veprimtarisë së pushtetit lokal.
Në kuadër të angazhimit qytetar ka krijuar dhe trajnuar grupe monitoruese me gra dhe të rinj, ka shpërndarë materiale sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese duke i publikuar në media, rrjetet sociale apo afishuar në ambiente publike, ka realizuar takime informuese dhe sensibizuese me publikun për shërbimet publike të ofruara nga Bashkia, ka realizuar forume të hapura për investimet dhe buxhetin lokal/dëgjesa publike etj.
Nga projektet e zbatuara përmendim:
“Më shumë të rinj në Lidership nëpërmjet pjesëmarrjes qytetare” mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, Gusht 2014 – Korrik 2015.
“Fuqizimi i grupit “Door to Door”përmes monitorimit dhe advokimit” mbështetur nga AWEN / SIDA, Maj 2019-Dhjetor 2019.
“Duajini fëmijët! Në vend të ndërshkimit zgjidhni edukimin dhe ndërmjetësimin!” mbështetur nga Terre des Hommes / BE, Tetor 2019 – Maj 2020.
Përmirësimi i ofrimit të mjedisit përmes “Teknikave të Vëzhguesve të Trajnuar” mbështetur nga REC / SIDA në periudhën Mars 2018 – Tetor 2018.
Transparenca për Planet e Menaxhimit të Burimeve Ujore-Shoqëria Civile në Veprim! mbështetur nga MILIEUKONTAKT Maqedoni / EUnë periudhën Gusht 2020 – Janar 2020.