Johana Myftiu
Informacionet dhe problematikat e trajtuara në këtë botim, i vijnë në ndihmë formimit psiko-pedagogjik të studentëve të fakultetit të edukimit të të gjitha degëve, mësuesve të niveleve të ndryshme të shkollimit, si dhe të gjithë atyre që kanë interes të njohin më afër se çfarë ndodh dhe si ndikon mjedisi shkollor dhe ai social në rritjen dhe zhvillimin njohës e social të nxënësve.
Duke reflektuar mbi këto problematika do të rritet mundësia për të formuar mësues profesionistë, të aftë për të qartësuar dhe për të debatuar rreth problematikave të praktikës së përditshme shkollore, për të organizuar të nxënët, për të motivuar nxënësit, për të realizuar projekte, për të zgjidhur probleme, për të zhvilluar bashkëpunimin, partneritetin, për të zhvilluar një besim të madh në vete dhe një identitet profesional.