
Historia e organizatës
“Unë, Gruaja” është një organizatë jo fitimprurëse, jo politike dhe jo fetare, e regjistruar sipas legjislacionit shqiptar si një organizatë lokale në vitin 2003. Shoqata ndër vite, është duke kontribuar në përmirësimin e barazisë gjinore dhe sociale midis burrave dhe grave.
UG është organizata e vetme në Pogradec dhe në të gjithë qarkun e Korçës, e cila ofron falas mbështetje emocionale, psikologjike dhe ligjore për viktimat e DHBGJ dhe DHF. Ajo mbush boshllëkun që ekziston nga institucionet përgjegjëse.
“Unë, Gruaja” bashkëpunon ngushtë me të gjithë aktorët e rëndësishëm lokalë duke përfshirë: pushtetin lokal, të gjitha institucionet që janë pjesë e Mekanizmit te Referimit, Zyrën Arsimore, Universitetin Fan S. Noli në Korçë, këshilltarë të Këshillit Bashkiak, organizatat lokale dhe kombëtare, median, bizneset lokale dhe kombëtare dhe grupe të ndryshme interesi. Ky bashkëpunim është arritur nëpërmjet komunikimit efektiv dhe të besueshëm me të gjithë aktorët lokalë si dhe ndarjes me ta të burimeve dhe të informacionit.
“Unë, Gruaja” është anëtare aktive e Rrjetit për Fuqizimin e Grave Shqiptare (AWEN), i themeluar në Qershor të vitit 2009. Gjithashtu, “Unë, Gruaja” është anëtare e disa rrjeteve të tjera në vend dhe rajon si: Rrjeti i Monitorimit kundër DHBGJ, Rrjetit për një Shoqëri Civile Aktive në Menaxhimin e Shërbimeve Mjedisore, Forumit të OJF-ve në Pogradec.
Perfituesit
- Gratë viktima të dhunës
- Ekipi Teknik Ndërdisiplinor / Mekanizmi i Referimit (ETN/MR) në Bashkinë e Pogradecit.
- Komuniteti në përgjithësi.
- Gratë aktive në politikë (me potencial udhëheqës)
- Të rinj, djem dhe vajza nga shkollat e mesme dhe Universiteti, qarku Korçë.
- Antarë të Ornganizatës
Misioni
Fuqizimi i grave dhe të rinjve në rajonin Pogradec – Korçë përmes shërbimeve dhe mbështetjes të koordinuar psikologjike dhe ligjore, avokacisë, ndërgjegjësimit publik, angazhimit qytetar dhe mbrojtjes së mjedisit.
Fushat kryesore të veprimtarisë
- Mundësi të barabarta për gratë dhe të rinjtë;
- Reduktimi i dhunës dhe abuzimit ndaj grave;
- Fuqizimi i grave në zonat rurale;
- Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje dhe hartimin e politikave;
- Informimi i grave për të drejtat e tyre;
- Krijimi dhe mbajtja e partneriteteve në të gjithë rajonin;
- Qëndrueshmëria e organizatës etj.
Vullnetaret
Aktualisht UG ka rreth 100 vullnetarë., të rinj, studentë të Universitetit, nxënës të shkollave të mesme, 9 vjeçare etj.