“Unë, Gruaja” është një organizatë jo fitimprurëse, jo politike dhe jo fetare, e regjistruar sipas legjislacionit shqiptar si një organizatë lokale në vitin 2003. Shoqata ndër vite, është duke kontribuar në përmirësimin e barazisë politike dhe sociale midis burrave dhe grave.

Aktivitetet e “Unë, Gruaja” përfshijnë: shërbimet e këshillimit, trajnime, ndërgjegjësimin publik, shpërndarjen e informacionit, inkurajimin e grave për pjesëmarrjen e tyre në vendim-marrje, monitorimin e vendimeve të qeverisë lokale në këndvështrimin gjinor dhe drejtimin e fushatave të avokacisë dhe lobimit në nivel lokal dhe kombëtar, dëgjesa publike, karvane mjedisore, karvane portokalli etj.

“Unë, Gruaja” bashkëpunon ngushtë me të gjithë aktorët e rëndësishëm lokalë duke përfshirë: pushtetin lokal, të gjitha institucionet që janë pjesë e Mekanizmit te Referimit, Zyrën Arsimore, Universitetin Fan S. Noli në Korçë, këshilltarë të Këshillit Bashkiak, organizatat lokale, organizatat kombëtare dhe ndërkufitare, median lokale dhe bizneset lokale dhe kombëtare dhe grupe të ndryshme interesi. Ky bashkëpunim është arritur nëpërmjet komunikimit efektiv me të gjithë aktorët lokalë si dhe ndarjes me ta të burimeve dhe të informacionit.

Eksperienca dhe ekspertiza e shoqatës “Unë, Gruaja” është rritur vazhdimisht. Shoqata ka një staf me kapacitete profesionale dhe aftësi menaxheriale e organizative. Vlen të përmenden: aftësia këshilluese individuale dhe në grup, asistenca teknike dhe trajnuese, aftësi lehtësuese, mobilizuese të komunitetit në aktivitete e fushata sensibilizuese, vlerësim dhe zhvillimin e komunitetit, aftësi lidershipi, ngritja e kapaciteteve, aftësi për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve, aftësi për marrëdhëniet publike, komunikimin strategjik, aftësi për lobimin dhe avokatësinë dhe monitorimin e performancës së pushtetit lokal.

“Unë, Gruaja” është anëtare aktive e Rrjetit për Fuqizimin e Grave Shqiptare (AWEN), i themeluar në Qershor të vitit 2009. Gjithashtu, “Unë, Gruaja” është anëtare e disa rrjeteve të tjera në vend dhe rajon si: Rrjetit për një Shoqëri Civile Aktive në Menaxhimin e Shërbimeve Mjedisore, Forumit të OJF-ve në Pogradec.

English

“Unë, Gruaja” is non-profit, non-political, non-religeous organization that has registred, in accordance with the Albanian legislation, as a local association in 2003. The association has contributed for the improvement of political and social equality between men and women.
“Unë, Gruaja” association’s activities include: counselling services; training; public awareness; information dissemination; women participation in local decision-making; monitoring of local government’s decisions from the gender perspective; advocacy and lobbying at local and national level; public hearings; environmental paredes; orange paredes; etc.

“Unë, Gruaja” cooperates closely with all relevant local stakeholders including the local government, institutions that are part of the Referal Mechanism (RM), Education Office; Fan S. Noli University in Korçë, municipal counselors, local organizations, national and cross-border organizations, local media, local and national business, and different interest groups. The cooperation has been based on effective communication with all stakeholders and reseource and information sharing.

“Unë, Gruaja” association’s experience and expertise has continuously increased. The association has a staff that has professional capacities and organizational/managerial skills. It has the capacity to conduct individual and group counseling, technical assistance and training, facilitation, community mobilization, community assessment and development, leadership training, capacity building, project development and management, public relations, strategic communication, advocacy and lobbying, and monitoring of local government performance.

“Unë, Gruaja” association is member of the Albanian Women Empowerment Network (AWEN) that has been established in June 2009. Also, “Unë, Gruaja” is member of several networks in the country and region such as the Network for an Active Civil Society in Management of Environmental Services and Non-Profit Organziations’ Forum Pogradec.

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram