Personat e kontaktit apo mbështetësit Door to Door (DtoD) janë gra e vajza aktive, të cilat lehtësojnë punën e shoqatës “Unë, Gruaja” në Pogradec dhe çdo Njësi Administrative lidhur me takimet që realizohen në shkolla, me mësuesit, psikologët, infermierët, mjekët e zonës, në fshatra, Specialistët e Policimit në Komunitet, etj.
Personat e kontaktit të “Unë, Gruaja” në zonat rurale:
- organizojnë takime ndërgjegjësuese me komunitetet në zonat rurale.
- kryejnë takime derë më derë
- shpërndajnë informacion rreth shërbimeve që u ofrohen viktimave e dhunës në familje
- identifikojnë raste të grave e vajzave që përjetojnë dhunë në familje
- referojnë raste viktima të dhunës në familje pranë UG
- rrisin ndërgjegjësimin e tyre për fenomenin e dhunës dhe parandalimin e saj
- shpërndajnë njohuri mbi Ligjin, nevojën dhe detyrimin për të denoncuar rastet e dhunës.