5 Dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit e caktuar nga Kombet e Bashkuara që nga viti 1985.
Shoqata “Unë Gruaja” e konsideron pjesë shumë të rëndësishme vullnetarizmin. Mesatarisht çdo vit rreth 100 vullnetarë i bashkohen aktiviteteve dhe veprimtarive të shoqatës “Unë, Gruaja”. Të jesh vullnetar në UG do të thotë të bëhesh pjesë e një familjeje të madhe, një familjeje, që do të të ndryshojë jetën përgjithmonë.
Vullnetarizmi ose puna vullnetare në përgjithësi konsiderohet një aktivitet altruist kur një individ apo grup merr pjesë në një lëvizje, në një organizatë etj, me vullnetin e vet. (Ligji për Vullnetarizmin në Shqipëri Nr. 45/2016, hartuar në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83 të Kushtetutës).
Përfitimet psikologjike
Vullnetarizmi rrit vetëbesimin dhe ju bën të ndjeheni mirë për arritjet, mundëson të mendoni për jetën dhe qëllimet e mëvonshme në mënyrë pozitive.
Përfitimet sociale
Puna vullnetare aktivizon nxënësit në komunitet, krijon lidhje të reja dhe rrit vetëdijen dhe përgjegjësinë sociale dhe mundëson njohjen me njerëz me interesa të përbashkëta.
Përfitimet njohëse
Puna vullnetare ndihmon studentët të rrisin njohuritë dhe të zhvillojnë aftësi më të mira ndërpersonale të komunikimit. Gjithashtu, vullnetarizmi u jep mundësinë t’i praktikojnë aftësitë që janë të rëndësishme në vendin e punës si p.sh. puna në grup, komunikimi, planifikimi i projektit, organizimi etj.
Pjesëmarrja në aktivitetet për shërbime ndaj komunitetit ndihmon në fuqizimin e rinisë studentore, mundëson studentët të fitojnë shkathtësi lidhur me punën para diplomimit, të marrin referenca të mira dhe sigurojnë rrjetëzim me punëdhënësit potencial. Gjithashtu ju ndihmon nxënësve të zhvillojnë aftësitë e përgjegjësisë qytetare dhe sociale dhe si të bëhen më të vetëdijshëm për atë që ka nevojë komunititeti i tyre.