Donila Pipa

FORCA E NDRYSHIMIT FILLON NGA TY, NGA EDUKIMI QË MERR NË SHKOLLË,  FAMILJE, SHOQËRI DHE NGA MENDIMET E TUA!

Forca e ndryshimit lidhet me fëmijërinë, me dhunën që të është përdorur qoftë dhe psikologjike, bullizmi nga shokët, shoqet apo edhe edukata që merr në familje. 

Këtu fillon çdo gjë, ecja përpara e shoqërisë, fillon me vlerën më të madhe në jetë e cila është familja. Si një familje e dytë është shkolla, që shumë herë me dashje apo nga pakujdesia, të gjithë jemi bullizuar apo diskriminuar… Po pse ndodh kjo? Nuk jemi mësuar të jemi të rrethuar me dikë ndryshe nga ne, mbase më i ndjeshëm, më i heshtur, presim që të gjithë fëmijët, të rinjtë të jenë me nota dhjetë, të shkathët, të luajnë futboll apo të kërcejnë… Që nga mentaliteti i perfeksionit, që ka çdo prind dhe kjo shoqëri shumë herë e dhunshme, ne jemi të parët që bullojmë, kemi ndonjëherë sjellje të dhunshme apo sidomos të rinjtë arrijnë deri në sjellje ekstremiste, duke bulluar shokun, shoqen nëpërmjet mediave sociale, duke postuar video, foto për një vajzë, djalë mbase që është i shëndoshë apo më pak i shkathet se të tjerët…

Shumë herë këta të rinj, sidomos adolshentët, vrasin njëri-tjetrin prej një ngacmim, një fjale apo deri për gjërat banale… Të gjithë pyesin veten pse po bëhet kjo botë kaq e dhunshme pse kryejnë krime të rinjtë?

Përgjigjeja është shkolla mbase ka humbur vlerën e saj, edukimin, këshillimin, orientimin e të rinjve, me gjëra praktike, me dëgjesa, me borde prindërish të cilat jenë fiktive por mbase dhe me një motivim për këta të rinj për të pasur një jetë të bukur, plot me ëndrra dhe jo me dhunë, vrasje, bullizëm dhe diskriminimi për atë më të dobëtin, më të ndjeshmin apo….

Sot je i fortë nëqoftëse ti godet atë të dobëtin, e poshtëron në sytë e të gjithëve dhe ti kështu fiton emërtimin kryetar grupi, kapo apo gango më saktë një mistrec i vogël.

Pse ndodhin këtë gjëra? Sot prindërit mundohen t’iu plotësojnë fëmijëve gjitha kushtet që nga pagesa e shkollimit dhe shumë herë jashtë mundësive të tyre shkolla të ngrohta, autobuza dhe makina në dispozicion të tyre, deri tek lekët për të ngrënë në pushim një tost, një hamburger apo një molto…

Mos vallë shkolla duhet të jetë ndryshe, që nga tekstet e shkollave, temat e zgjedhura, lojërat në telefon apo filmat plot dhunë që shikojnë në telefon apo televizor këta të rinj?

Sot, mundohem ta shikoj veten si pedagoge, si nënë dhe menjëherë më vjen në mendje: Vallë, si mund të parandalohen këto fenomene? Si mund të ulet dhuna, bullizmi, ekstremizmi sidomos me të rinjtë të cilët nesër do të jenë e ardhmja e këtij vendi, me shumë probleme ekonomike, sociale dhe më shumë identiteti dhe formimi të karakterit të tyre?

Forca e ndryshimit vjen kur shkolla nuk është vetëm brenda mureve dhe telave të shkollës por kemi një bashkepunim  “Shkollë- prindër- shoqëri civile- biznes”.

Shkolla ëshët vendi ku secili hedh hapat e para, që shumë herë konsiderohen si hapat e të nesërmes nga mësuesja e parë, që secili nga ne e ka model, në zgjedhjen e profesionit apo për krijimin e karakterit të tij. Të drejtat që të rinjtë duhet ti dinë sot, nga Konventa për të drejtat e njeriut, konventa e fëmijëve deri tek masat ndëshkuese në momentin që dhunon, bullon, kërcënon, shokun/shoqet e klasës, mësuesin apo deri tek roja i shkollës dhe kjo të dashur politik bërës nuk bëhet nëpërmjet rritjes së dënimeve por edukimit. Mbase ka nevojë për shkolla riedukimi apo burgje, por kjo duhet bërë jo si masë ndëshkuese, por punë për të mirën e komunitetit duke ndihmuar të moshuarit apo ide të tjera që atë të ri e bëjnë njeri më të mirë, për të kuptuar gabimin që nesër mbase bëhet faj dhe merr nga krenaria e moshës dhe jetën e një bashkëmoshatari!

Shkolla nëpërmjet sporteve apo edhe bashkëpunimi me shoqërinë civile, bashkinë, biznesin duhet të nxisë këta të rinj të bëhen më kreativë të nxjerrin në pah afësitë që kanë pa përdorur gjuhën e urrejtjes për ata që nuk janë me shumicën por duke bërë një të ri/ të re të nxjerrë më të mirën e mundshme të pasioneve apo ato gjëra me vlera që ja ka dhënë Zoti  kur e solli në jetë.

Shkolla duhet të dalë përtej orëve teorike, duhet që të përshtatet me teknologjinë dhe tregun e punës, në kurrikulat që krijon orëve të mësimit apo dhe aktiviteteve pasi, p.sh sporti i bën njërëzit më të mirë, më bashkëpunues, më të qetë mendërisht dhe kalim i kohës më mirë sesa duke pirë kafe me prinderit dhe dëgjuar diskutime prej të rriturish.

Shkolla duhet të dalë nga kornizat tradicionale, të krijojë karakterin dhe formimin e një nxënësi që nesër do të jetë student, prind apo pse jo kryeministër.

Shkolla duhet të motivojë nxënësit nëmpërmjt çmimeve jo vetëm materiale dhe morale për të bërë këta të rinj të besojnë që mund t’ia dalin. Të bëhen dikush me punën, durimin dhe këmbënguljen e tyre!

Familja e kam thenë gjithmonë në diskutimet me studentët e mi në orët e seminareve, në lëndën barazi gjinore, çdo nismë në Shqipëri për çdo problem social, duhet të fillojë nga nëna- mamaja. Nëna ështe modeli për fëmijët shqiptarë dhe çdo projekt duhet të fillojë nga informimi e saja, prandaj gratë, nënat pavarësisht të moshës që janë bërë nënë duhet të jenë pjesë e shoqatave, unioneve të prindërve apo dhe të grave të dhunuara, vetëm kështu mund të parandalojmë që nesër të kemi një fëmijë kriminel- të dhunshëm- ekstremist!

Është një nismë e mirë që prindërit venë nëpërmjet platformës online e-albania, jo vetëm notat por edhe mungesat e fëmijëve vetëm një bashkëpunim shkollë-mësues-prind-fëmijë mund të bëjë që këta të rinj nesër të jenë njerëz-qyetarë të mirë!

Familja sot po shpërbëhet por prindërit duhet të mbeten prindër, ku pavarësisht problemeve ekonomike, coivid-19 hapësirë për fëmijën e vet, duhet të mësohen ti degjojnë dhe kuptojnë fëmijët jo të gjithë fëmijët duhet të krahasohen me fëmijet e tjerë, që janë më të shkathët sesa ai me nota shumë të mira, ata janë shumë të zgjuar, ka shumë raste që ju thonë prindërve “mos më thirr”, qetësoju “mos më thirr, pse nuk morra 10”!

Familja nënat kanë nevojë për psikologë jo vetëm fiktivisht në shkollë por takime me nëna të tjera mësuese, për të folur për zgjidhjen e problemeve që kanë fëmijët e tyre, sot jetojmë në një botë digjitale dhe online!

Shteti është një ndër subjektet më të rëndësishme që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në karakterin e fëmijëve, të rinjve, që nesër do të jenë gra, burra, prindër, biznesmenë apo të papunë dhe kriminelë.

Shteti shqiptar në udhëkryeqet e një sistemi komunist dhe sot në një demokraci të brishtë, ka harruar që shkolla është shtëpia e dytë, për ata fëmijë që nuk kanë bukë në shtëpi, nuk kanë një ngrohëse, pale internet, një laptop apo dhe një top futbolli apo volejbolli. Shteti sot duhet të investojë nëpërmjet projekteve, që duhet të fillojnë që nga lagjia ku banon secili, për të pasur një bibliotekë, një kënd lojërash apo edhe konkurse që ky fëmijë të mos mbetet i izoluar, i vetmuar sepse prindërit e tij nuk kanë lek ta çojnë në lodrat e lokalit apo ti blejnë çdo gjë. Shteti duhet të mbrojë individin po që në bankat e shkollës, shkolla të marrë projektet dhe këta fëmijë të kenë libra në shkollë dhe në shtëpi mos kenë nevojë për ato çantat e rënda që do t’iu dëmtojnë shpinën dhe shëndetin, të kenë mundësi të hanë dhe të bëjnë detyrat në shkollë!

Shteti duhet të bëjë të mundur, që këta fëmijë ta ënderrojnë nesër jetën dhe të mos mendojnë që paraja ble çdo gjë dhe shpirtin. I riu për para shet drogë, vret në emerë të fesë apo ekstrimizimit për ata fëmijë/ njerëz që nuk janë njësoj si ai nga feja, ngjyra apo edhe karakteri!

Shteti duhet të bashkëpunojë me bizneset, me shkollat, me prindërit, që këta fëmijë të bëhen humanë. Mu kujtua eksperienca më e bukur me studentët e mi, kur mblodhëm ndihma dhe i dhuruam tek “Fundjavë Ndryshe” kur pamë kushtet e asaj familje një fëmijë me probleme na bëri të qanim të gjithë sepse ne kishin diçka dhe nuk e vleresonim, ndërsa ajo familje kërkonte vetëm një dorë për ta kuptuar dhe për ta ndihmuar!

Duke qëne se, ketë vit është viti i rinisë dhe Shqipëria do të jetë qyteti europian i të rinjve filloni të dashur qeveritarë, kryetarë bashkie, drejtorë shkollash, mësuese duke i pyetur këta të rinjme anë të pyetësorë eseve, konkurse, video, një pikturë, një poezi të shprehin mendimet e tyre. Më besoni janë mendimet më me vlerë që mund të merrni, pasi mendimet e tyre janë pa filtra, pa interesa ekonomike, politike apo personale.

Pyetini, si do ta duan ata lagjen e tyre më të pastër, me ekologjike, si do ta dëshironin ata orën e mësimit të zhvilloheshe, si do të donin ata të kalonin më shumë kohë me gjyshërit, gjyshet, ç’farë do të dëshironin të hanin, të lexonin apo…

Ndryshimi fillon nga ty, bëje botën më portokolli, për ta nisur ndryshimin nga mendimet e tua!

Fillo tani, hidh në një copë letër ashtu siç bëra dhe unë mendimet, sugjerimet e tua, për një botë më të mirë post-covid!

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram