Klidia Dimo

Je duke ecur në qendër të qytetit. Ora shënon dy e drekës dhe dielli po të bie mbi kokë. Po mendon: “Sa e pafat jam. Asgjë nuk po më ecën si duhet”. Ke kaluar një ditë të keqe. Ke punuar më shumë se tet ë orë, humbe autobusin për të shkuar në shtëpi, nuk ke bateri në telefon. Je gati për të shpërthyer në lot. Ndalu pak dhe mendo. Sot ishte një ditë e keqe për ty dhe shiko në çfarë gjendje je. Por arrin dot të mendosh se diku, larg apo afër teje, është dikush që povuan më shumë se ty? Apo është duke u dhunuar nga bashkëshorti i vet? Dikush mund të mos ketë një shtëpi sepse kanë tentuar ta përdhunojnë? Thjesht mendo që je duke jetuar jetën ashtu siç ti do. Qetësohu sepse është thjesht një ditë e keqe dhe jo një jetë. Fatkeqësisht, sapo përmendim termin “dhunë”, e para gjë që na vjen në mendje është simboli i gruas. Gruaja dhe vajza janë viktimat e dhunës. Flasim dita-ditës për këtë problem social, por sërisht rastet janë të shumta. Secilit prej nesh nuk i vjen mirë kur përmenden raste të ndryshme, por le të identifikojmë disa prej tyre.

Jo më larg se para tri muajsh, kryeqyteti u trondit nga një lajm jo fort i mirë. Jemi mësuar që shumica e dhunuesve kanë qenë pranë viktimës, në familje, në lagje ose në pallat. Por kësaj rradhe, dhunuesi është në rrugë dhe arrin të të afrohet edhe gjatë ditës. 32-vjeçari, Denis Telo, ishte personi që frikësoi vajzat për muaj të tërë. Ai kishte n ënt ë kallëzime në polici, por përsëri endej i lirë në rrugët e Tiranës. U desh që lajmi të bëhej mediatik dhe të “pushtonte” rrjetet sociale që personi të arrestohej. Por, fatmirësisht kjo ndodhi dhe djaloshi është duke vuajtur pasojat e veprimeve të tij. Një rast tjetër akoma më ekstrem që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte vrasja në qytetin e Fierit në vitin 2016. Fredi Ruko hodhi nga dritarja e tualetit bashkëshorten e tij pasi kjo e fundit i kishte kërkur divorcin. Familjarët e saj pohuan se gruaja e kishte denoncuar dhe kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Çifti kishte edhe dy fëmijë, të cilët ishin prezent në vrasjen me paramendim të nënës së tyre. Por pas tragjedis ë, dhunuesi u arrestua nga policia e qytetit të Fierit. 

Ka me mijëra raste të tilla madje edhe më të dhimshme, por këto më kanë ngelur në mendje. Pavarësisht çdo gjëje, numri i viktimave dhe grave të dhunuara është goxha i lartë krahasuar me numrin e ulët të popullsisë së Shqipërisë. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e një ankete të zhvilluar në vend e cila ka nxjerrë në pah se dhuna ndodh përgjithësisht gjatë një lidhje dashurie ose në familje dhe ushtrohet nga partneri. 46,5% e pjesëtarëve të komunitetit ku gratë e dhunuara jetojnë, sipas Institutit të Statistikave, besojnë se dhuna duhet toleruar për të mbajtur familjen e bashkuar. Çdo grua e dhunuar ka justifikimin se po “mbron” familjen duke e pasur bashkëshortin dhunues afër dhe duke mos i kërkuar divorcin. Ato mendojnë se do të prishet familja vetëm nga një veprim i saj. Po ai? A është duke e mbrojtur familjen me këtë sjellje? Pse duhet të mendosh vetëm ti për familjen ndërkohë që ai mendon si ta godas ë bashkëshorten e tij sapo kthehet nga puna? Mjaft më. Ka ardhur koha të mendosh për veten tënde! Fëmijët do të rriten një ditë dhe do të japin plotësisht të drejtë që ke mbrojtur veten tënde. Më beso, që askush nuk do të donte të rritej nga një baba dhunues dhe të shikonte nënën e tyre të vuante çdo ditë. Si mendon se do të ishte më mirë, pa baba apo me një baba dhunues? Mendoj se këta persona përfitojnë nga brishtësia e një gruaje dhe veprojnë në këtë mënyrë. Nuk mendoni se ka ardhur koha t’iu tregojmë, se jemi më të forta nga sa ata mendojnë? Ashtu siç jemi të forta dhe të guximshme që të mbrojmë fëmijët tanë, aq të forta jemi edhe të mbrojmë veten ton ë nga gjinia e kundërt. Ata ngritën dorën mbi ne dhe ne me po atë forcë do t’ua kthejmë mbrapa.

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram