Elisa Gallo

Fjala dhune kumbon fort ne veshin e gjithsecilit por per ate qe e perjeton ajo vret cdo dite shpirtin e tyre.E ku ka me mire sesa te ngrejme zerin e te bertasim fort ne perpjekje per eleminimin dhe dhenies fund ketij fenomeni kaq cnjerezor e brutal.Qe ne momentin qe lindim ne behemi pjese e nje trungu shoqeror te quajtur familje,e cila sherben si nje ‘’strehez’’ e ngrohte qe na jep gjithcka pa kerkuar asgje si kembim.Nga aty mesojme vlerat ,marrim kulturen ,dhembshurine e cdo gje tjeter qe ne perfundim quhet e mire.Por te gjitha keto atribuohen mese miri tek femijet kur marredhenia midis prinderve eshte ne harmoni te plote,kur babai nuk dhunon nenen por kur keta dy te fundit kane komunikimin dhe arsyetimin celesin e zgjidhjes se problemeve qe lindin ne perditshmeri.Ne fakt nje baba ideal per femijeteshte ai qe do dhe respekton nenen e tyre dhe me pas vijne gjithe detyrimet dhe pergjegjesit e tjera qe mbart ne vetvete titulli dhe figura e babait.Jo me kot kuadrohet babai lidhur me dhunen sepse rendom ndodh qe gjinia femerore te jete gjithmone ajo mbi te cilen ushtrohet dhuna e te gjitha formave.Dhuna ne familje sidomos, eshte konsideruar si nje plage e vjeter e shoqerise ,shpesh here ende e pambyllur ,e cila i ka rezistuar zhvillimit qe shoqeria ka bere ne mbare boten ,duke mos lene pas dhe zhvillimin demokratik te shoqerise tone shqiptare.Nje realitet ne perfundim i padeshirueshem tregon qe cdo dite te shenohet nje tjeter femer ,nene,bashkeshorte apo moter si viktime e dhunes. 

Radikalizmi eshte ai qe con ne dhune ,individet adaptojne nje sistem besimesh ekstreme ,perfshire bindjen per te inkurajuar ,lehtesuar ose perdorur dhunen me qellim qe te arrihet transformimi shoqeror duke imponuar nje ideologji ,projekt politik apo kur behet fjale per nje kauze te caktuar.Dhuna ndodh dhe vjen per arsye nga me te ndryshmet.Veshtiresite ekonomike dhe varferia e ulur kembekryq ne familjet shqiptare ka bere qe rastet e dhunes sa vjen dhe me kalimin e kohes te shtohen.Gjendja e veshtire qe shkakton papunesia ,ashu si edhe pakenaqesia ndaj punes ose pages ,mund te ndikojne ne gjendjen emocionale te burrit ,e cila mund te shprehet me sjellje te dhunshme ndaj gruas apo edhe me keq akoma ndaj femijeve.Shkaqet individuale te cilat kane te bejne me karakteristika dhe probleme te personalitetit si:varesia emocionale,papjekuria,kontrollii dobet i vetes,ndjenja e inferioritetit,xhelozia,konkurrenca intelektuale,arsimore dhe profesionale.,etj.Izolimi eshte nje tjeter shkaktar i dhunes.Me komunikimin digjital ne shoqerine e sotme ,shume njerez vuajne pasojat e izolimit social,pra humbin kontaktin emotive me familjen dhe miqte ,te cilet jane burimet kryesore te mbeshtetjes emocionale per te cilen secili nga ne ka nevoje .Keta njerez mund te ndihen te vetmuar ,pa ditur kujt t’i drejtohen per ndihme dhe kjo mund te coje ne shenja te sjelljeve te dhunshme.Per disa njeres dhuna kthehet ne nje menyre per te fituar fuqi dhe kontroll mbi anetaret e tjere te familjes.Per ata kjo menyre funksionon ,prandaj dhe vazhdojne te sillen po njelloj duke mosprodhuar asgje tjeter vecse dhunes dhe problemeve qe le ajo.

Se pari,heshtja eshte gjeja me e tmerrshme dhe totalisht e gabuar qe mund te beje nje individ pre e dhunes.Ky fenomen mund te ndodhe kudo ne familje, ne shkolle ,ne vendin e punes e keshtu me radhe por ajo qe me te vertet njihet si e vlefshme dhe njekohesisht  shume e domosdoshme eshte raportimi  prane autoriteteve perkatese sa me shpejt te jete e mundur.Ngurimi nuk con asnjehere ne zgjidhje .Shteti ka nje detyrim per te ndihmuar viktimat e dhunes ,te siguroje qe ata te trajtohen me dinjitet,kujdes dhe respekt nga ana e institucioneve dhe individeve qe e perfaqesojne shtetin.Vlen te permendim edhe rolin qe luajne mediatduke i pare si mjetet me te fuqishme te komunikimit dhe  thelbesore  ne reflektimin e steriotipeve dhe roleve gjinore ekzistuese.Deri para disa vitesh,problemi i dhunes ne familje eshte konsideruar si nje problem qe  nuk duhet te dale jashte mureve te shtepise,nderkohe sot raportohen shume raste te tilla ne dite duke informuar ne menyre te vazhdueshme rast pas rasti per ngjarjet qe kane te bejne me dhunen ne familje dhe qe kjo te sherbeje si nje menyre reflektimi per te tjeret qe te ndergjegjesohen duke i pare gjerat me me shume gjakftohtesi. 

Se dyti ,shtrengimi dhe forcimi akoma me teper i masave ligjore duke i vendosur tejet te rrepta mund te eleminojne apo minimizojne disi rastet e dhunes.Vertet ligjet e mbrojtjes apo te penalitetit ekzistojne por nje forcim i tyre mund t’i ndalonte njerezit ndaj ushtrimit te ketyre aktiviteteve qe jo ne pak raste perfundojne me nje fund tragjik e aspak te deshirueshem duke shkaktuar keshtu probleme edhe me te thella sociale.

Radikalizimi dhe ekstremizmi i dhunshem jane shnderruar ne nje sfide ndaj te gjitha shteteve e shoqerive, per shkak te perhapjes, dinamikes dhe prirjeve qe kane pasur vitet e fundit keto fenomene, si dhe per shkak te pasojave teper te rrezikshme per jeten dhe sigurine e njerezve. Shkaqet e tyre jane nga me te ndryshmet. Ato lidhen me globalizmin e pakontrolluar, krizat afatgjata humanitare, ndryshimet kaotike shoqerore, thyerjen e sistemit te vlerave, lufterat, krimet masive te luftes .Puna e organizatave te shoqerise civile ne parandalimin e ekstremizmit eshte shume e rendesishme, veçanerisht puna me te rinjte. Per t’u ndier me te sigurt, eshte me rendesi qe, ne gjetjen e zgjidhjeve sistematike per tejkalimin e konflikteve te popullsise se vendeve te rajonit, te perfshihen segmente te ndryshme te shoqerise dhe trajtimi i tyre te behet qe ne fazat e hershme.Ne perfundim ,une mendoj qe nese lejojme dhunen ,kete sulm moral dhe etik te mbizoteroje ne jeten dhe perditshmerine tone atehere kjo eshte nje shtypje e vlerave tona me te cmuara prandaj eleminimi i saj do te na beje ne te marrim fryme lirshem pa na penguar kush ne ate cfare duam te bejme apo te themi.Meshojini fort faktit qe fjala juaj te jehoje dhe ne fund tju jape zgjidhje!

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram