Klea Selami

Edhe pse jetojmë në një shoqëri moderne, realiteti vazhdon të tregojë se ende sot e kësaj dite egzistojnë sjellje të cilat janë automatikisht përveçse të ndaluara por dhe shkatërruese për shoqërinë dhe këto janë sjelljet e dhunshme që marrin forma nga më të ndryshmet. Ajo egziston kudo: në shkollë, në punë, në familje, shoqëri etj dhe mund të shfaqet si fizike, psikologjike, verbale apo virtuale. Që në momentin që themi se egziston dhunë aty tashmë janë përfshirë disa individë që janë duke shkelur të drejtat e njëri-tjetrit, një nga të drejtat kryesore, e drejta për të mos u dhunuar.

Dhuna mund të prekë këdo, sot ajo më e përhapura është dhuna ndaj gruas. Mora dhunën ndaj gruas, si më të përhapurën, por egziston dhuna mbi çdo individ qoftë adult apo fëmijë, i moshuar apo i ri dhe kjo është një nga fenomenet më shqetësuese dhe ndoshta ndonjëherë tepër të vështira nga ana psikologjike për t’u trajtuar. Dhuna egziston dhe në shkolla ku forma  e shfaqjes është bullizmi, dhuna egziston dhe në familje, ku është vërtet e tmerrshme të mendosh që individë duke u rritur brenda të njëjtit vend kryejnë këto sjellje. Dhunë ka dhe në mjedis pune, por më së tepërmi ajo shfaqet psikologjikisht. Nuk ka asgjë në botë që mund të justifikoj dhunën, por fatkeqësisht ajo egziston. Arsyet janë të shumta, megjithëse, ashtu siç u prek më lart asgjë nuk e justifikon atë. Shkaqet e sjelljes të dhunshme në shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm, janë: arsimi i ulët që ze një masë të madhe sidomos në Shqipëri dhe paaftësia për t’i parë gjërat me racionalitet e pengon individin e pa arsimuar për të logjikuar në mënyrë të drejtë; problemet socio-ekonomike që janë faktorët kryesorë të dhunës në Shqipëri e jo vetëm sepse si shkak i varfërisë së lartëdhe papunësisë, sidomos në vendet e rajonit sot individët janë më të prirur ndaj dhunës; alkooli që po bëhet mjaft problem ditë pas dite duke e çuar dhunën në nivele nga më të këqijat; mospërputhja e personaliteteve mes individëve shpesh çon në sjellje dhunuese ekstreme kur individët janë në debat e sipër dhe mënyra gjaknxehtë e të menduarit e shoqëron këtë fakt e gjithashtu feja, gjinia dhe etniteti sot sjellin paragjykime që janë totalisht të gabuara dhe aspak si arsye për ta dhunuar dikë dhe shumë herë për të përjashtuar nga shoqëria nga mënyra se nga vjen, çfarë ngjyre apo besimi ka. Kjo dhunë nuk paraqitet vetëm fizikisht por edhe psikologjikisht që shpesh herë është akoma më e rrezikshme për shëndetin mendor të të dhunuarit. Faktorët më të shpeshtë të dhunës janë: faktorët familjarë (vëmendja dhe ngrohtësia që një prind i ka kushtuar fëmijës, mbikqyrja e dobët ndaj fëmijës duke mos e njohur me një model sjelljeje, modeli prindor agresiv ku fëmija fillon të marrë këtë karakteristikë nga prindi dhe ta shikojë atë si një shembull dhune që është në mënyrë absolute e gabuar), faktorët individualë (temperamenti, sjelljet ndërpersonale, fëmijët aktivë dhe impulsivë – “fëmijë të dhunshëm”), faktorët ambientalë (lagjet ku aktet e dhunshme shfaqen shpesh, shkollat – disiplinat e dhunshme dhe “poshtëruese” për fëmijën), faktorët socio-ekonomikë: mënyra se si individët ndërtojnë jetën e tyre nuk është e ngjashme, sepse dikush rritet në mungesë të nevojave bazë për ushqim e veshje e të tjerë i kanë me bollëk dhe kjo ndikon në aspektin social të individit, shkollimin e tij. Më e keqja mbi të gjitha janë pasojat e dhunës ato që ndyshe mund të njihen si pjesa përfundimtare e dhunës, nivelin në të cilin ajo ka degraduar. Janë tepër të rënda sa që mund të çojnë në: përjashtim nga shoqëria të të dhunuarit duke i humbur kontaktet me botën jashtë si mbyllje në vetvete, mund të çojnë në largimin nga vendi apo shkolla në të cilin individi po dhunohet, sëmundje fizike: dhuna gjatë fëmijërisë i bën personat më të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kronike në moshë madhore, dëmtime e çrregullime trupore të dukshme, stresi nga dhuna mund të shfaqet edhe në formë akute dhe të dëmtojë imunitetin dhe sistemin nervor. Lidhja midis mungesave në shkollë dhe përjetimit të dhunës shpjegon në një formë pse zakonisht fëmijët që vijnë nga ambiente të dhunshme kanë ecuri më të dobët mësimore e kjo kufizon mundësitë e fëmijëve viktima për të kontribuar në shoqëri dhe kështu lulëzimi dhe mbarëvajtja e gjithë komunitetit preket nga dhuna. Dhuna sjell probleme të sjelljes: lista e problemeve të sjelljes që lidhet me dhunën në fëmijëri është e pafundme. Fëmijët e abuzuar rrezikojnë të përdorin alkool, të abuzojnë me substanca dhe të përfshihen në aktiviteteme rrezik të lartë. Të dhënat kanë nxjerrë se probabiliteti që të miturit të jenë në konflikt me ligjin është 59% për fëmijët e abuzuar. Por asnjë problem nuk ka mjetin me të cilin mund të zgjidhet edhe pse në rastin e dhunës është e vështirë. Sjelljet e dhunshme ekstremiste mund të zgjidhen në këto forma: edukimi familjar dhe shkollor është një fillim i mbarë për të ndërgjegjësuar fëmijët rreth dhunës, anagazhimi qeveritar në krijimin e qendrave masive rreth të dhunuarve, të rinjtë duhet të angazhohen  çdo kohë në protesta dhe krijimin e aktiviteteve rreth qenieve të dhunuara ku të shprehet se çfarë është dhuna dhe si e shkatërron ajo shoqërinë ditë pas dite.

Të rinjtë, si e ardhmja dhe e tashmja e kësaj shoqërie, janë pjesa që jo vetëm janë të përshirë gjerë në këto probleme, janë në të njëjtën kohë ata që mund ti japin fund këtyre problemeve duke përfaqësuar me dinjitet një shembull pozitiv të shoqërisë duke treguar se sa delikate është një qenie ndaj dhunës dhe sa fort duhet të bërtitet kundra dhunës. Individi sidomos gruaja, shihet si një qenie ku në plotësimin e figurës së saj ndikojnë shumë aspekte, figurën e saj mund ta shohim si “puzzle”, ku unë ti, ne, të gjithë kemi fatin të kemi në dorë nga një pjesëz të rëndësishme të puzzle-it dhe të kujdesemi që ta vendosim si plotësuese me delikatesën që ajo ka, që ajo meriton, si figurë e pazëvendësueshme, për virtytet dhe gjith çka ajo sjell në jetë! Prandaj le të bëhemi të gjithë bashkë kundër, sepse të gjithë mund të duam, le të tregojmë se “vetëm dikush i vogël përdor dhunë për tu ndjerë i madh, dhuna është streha e fundit e të paaftëve!”

Të duash dhe të dhunosh nuk është aspak e vështirë, të gjithë mund ta bëjnë, por ajo që tregon diferencën është që arsyet e dhunës nuk mund të qëndrojnë kurrsesi se përse ti e bën atë, ndërsa të duash nuk ka arsye, thjesht do! DUAJ DHE TI!

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram