Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për Aksesin në Drejtësi të qytetarëve dhe për ofrimin e Ndihmës Ligjore falas, Shoqata “Unë, Gruaja” mori nismën për angazhimin e të rinjve për ditët Informuese në 7 njësitë Administrative të Pogradecit, në qytetin e Pogradecit dhe të Korçës, për zbatimin e projekti “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës juridike falas për gratë dhe burrat në Shqipëri”
Shoqata “Unë, Gruaja” realizoi tri trajnime, për Vullnetarët e Ligjit. Takimet u realizuan në grupe të vogla por dhe online për shkak të kushteve të pandemisë COVID-19, temat që u trajnuan ishin të shumta gjithashtu dhe ligjet që aktivistet u njohën ishin të ndryshme si: “Rritja e kapaciteteve për grupet mbështetëse në lidhje me informacionin ligjor për publikun dhe qasjen e tij në drejtësi”.
Ligji Nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale Për Të Mitur”, “Strategjinë e Drejtësisë për pë Mitur dhe Plani i Veprimit 2018-2021”
Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. U ndalëm në diskutuamin me të pranishmit tek ligjet:
Ligji Nr. 111/2017 “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”
Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
Ligji Nr. 10221 dt.04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin jo vetëm të rinj vullnetarë të cilët do angazhoheshin gjatë zbatimit të projektit, por dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme në nivel lokal e qëndror dhe aktorë të tjerë mbështetës për projektin si: Zyra e Ndihmës Juridike Falas Pogradec, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë, etj.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Ligji është jetë- Mbrojeni jetën tuaj!” i cili po zbatohet nga Shoqata “Unë, Gruaja” në Korçë dhe Pogradec me mbështetin e UNDP Albania dhe fonde të Agjensisë Austriake për Zhvillim.