Nën titullin bëje Botën Portokalli ☀️ ishim këtë herë me nxënës të shkollës 9 vjeçare “Rrahman Hamolli”, Njësia Administrative Dardhas.
Specialisti për Mbrojtjen e Grave të Dhunuara dhe Barazisë Gjinore, Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare) së bashku me përfaqësuese nga Shoqata “ Unë, Gruaja” diskutuan me nxënës të kësaj shkolle mbi dhunën, format e saj, institucionet dhe ligji që na mbron, etj.

U ndanë për nxënësit fletëpalosje dhe materiale sensibilizuese. Gjithashtu u dhanë dhe mesazhe në kuadër të kësaj fushate globale, kundër Dhunës me Bazë Gjinore.
.Ky aktivitet u realizua ne kuader te #16days aktivizem kunder dhunes ndaj grave e vajzave, me mbeshtetjen e AWEN-Albanian Women Empowerment Network

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram