Projekti:​

16 Dite Aktivizem

Data:

25/11/2021

Vendndodhja:

16 Dite Aktivizem

16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore është një fushatë ndërkombëtare që ndodh çdo vit dhe zhvillohet nga data 25 Nëntor (Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave), deri në datën 10 Dhjetor (Dita e Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut), duke përfshirë edhe data të tjera të rëndësishme.

E njohur edhe si “16 Ditët”, kjo fushatë përdoret si strategji organizimi nga individët dhe grupet në mbarë botën për të bërë thirrje për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Fushata e ka origjinën nga Instituti i Parë i Lidershipit Botëror të Grave, koordinuar nga Qendra për Lidershipin Botëror të Grave  në vitin 1991.

Çdo vit, shoqata “Unë Gruaja” organizon e udhëheq këtë Fushatë duke realizuar aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese e informuese lidhur me Dhunën me Bazë Gjinore dhe Dhunën në Familje në gjithë territorin e Bashkisë Pogradec. “Unë Gruaja” bashkëpunon ngushtësisht me Zyrën për Barazi Gjinore dhe Dhunën në Familje, si dhe me të gjithë anëtarët e tjerë të Mekanizmit të Referimit të Dhunës në Familje, Bashkia Pogradec. 

Gjatë këtyre ditëve rrjeti i personave të kontaktit të shoqatës “Unë Gruaja” luan një rol të jashtëzakonshëm për informimin e komunitetit në zonat rurale, duke mobilizuar vajza, gra, djem dhe burra, si edhe aktorë të tjerë të pushtetit vendor, institucioneve shëndetësore, arsimore etj. në këto zona.

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram