Mjedisi

Në kuadër të arritjes së misionit dhe drejtimeve strategjike, Shoqata “Unë, Gruaja” synon të bëjë aktivë qytetarët për një mjedis të pastër dhe të qëndrueshëm.

Për të arritur këtë synim, ndër vite është bërë, jo vetëm sensibilizim dhe ndërgjegjësim qytetar në çështjet e mjedisit, por edhe monitorim i pushtetit lokal për ligjshmërinë e ndërhyrjeve në mjedis, advokim për menaxhim më të mirë të çështjeve mjedisore dhe transparencë, si dhe janë nxitur iniciativat qytetare në zbatimin e trinomit redukto, riciklo, përdor.

Në projektet e zbatuara, janë realizuar një sërë nismash si:

Sondazhe në komunitet për njohjen me situatat aktuale.

Konkurse për riciklimin e mbetjve dhe kthimin e tyre në të mira materiale me nxënësit e shkollave.

Shpërndarja e materialeve sensibilizuese.

Organizimi i Ditëve Mjedisore sipas kalendarit të Ministrisë së Mjedisit: karvane mjedisore, dëgjesa publike, etj.

Demostrime të riciklimit të letrës nëpër shkolla.

Panaire me materiale të riciklueshme.

Adresimi tek pushteti lokal i problemeve mjedisore që dalin nga komuniteti.

Monitorimi i Planit Lokal të Veprimit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve.

Publikime online në media sociale dhe të shkruar.

Nga projektet e zbatuara përmendim:

“Redukto, Ripërdor, Riciklo” mbështetur nga  REC / SIDA në periudhën Mars 2014 – Janar 2015.

“Vlerësimi i aksesit në furnizimin me ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura në Pogradec” mbështetur REC / SIDA në periudhën Shkurt 2015 – Tetor 2015.

“Bëhu  i zgjuar – Redukto mbetjet” mbështetur nga  REC/EU në periudhën Qershor 2016 – Qershor 2017.

“Financimi i shërbimeve mjedisore pas ndarjes administrativeo-territoriale” mbështetur nga  REC/SIDA në periudhën maj 2017-janar 2018.

Përmirësimi i ofrimit të mjedisit përmes “Teknikave të Vëzhguesve të Trajnuar” mbështetur nga  REC / SIDA në periudhën Mars 2018 – Tetor 2018.

“Transparenca për Planet e Menaxhimit të Burimeve Ujore-Shoqëria Civile në Veprim!” mbështetur nga  MILIEUKONTAKT Maqedoni / EU në periudhën Gusht 2020 – Janar 2020.

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram