Projekte

Mjedisi

Në kuadër të arritjes së misionit dhe drejtimeve strategjike, Shoqata “Unë, Gruaja” synon të bëjë aktivë qytetarët për një mjedis të pastër dhe të qëndrueshëm. Për të arritur këtë synim, ndër vite është bërë, jo vetëm sensibilizim dhe ndërgjegjësim qytetar në çështjet e mjedisit, por edhe monitorim i pushtetit lokal për ligjshmërinë e ndërhyrjeve në mjedis, advokim për menaxhim më të mirë të çështjeve mjedisore dhe transparencë, si dhe janë nxitur iniciativat qytetare në zbatimin e trinomit redukto, riciklo, përdor. Në projektet e zbatuara, janë realizuar një sërë nismash si: Sondazhe në komunitet për njohjen me situatat aktuale. Konkurse për riciklimin e mbetjve dhe kthimin e tyre në të mira materiale me nxënësit e shkollave. Shpërndarja e materialeve sensibilizuese. Organizimi i Ditëve Mjedisore sipas kalendarit të Ministrisë së Mjedisit: karvane mjedisore, dëgjesa publike, etj. Demostrime të riciklimit të letrës nëpër shkolla. Panaire me materiale të riciklueshme. Adresimi tek pushteti lokal i problemeve mjedisore që dalin nga komuniteti. Monitorimi i Planit Lokal të Veprimit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve. Publikime online në media sociale dhe të shkruar. Nga projektet e zbatuara përmendim: “Redukto, Ripërdor, Riciklo” mbështetur nga  REC / SIDA në periudhën Mars 2014 – Janar 2015. “Vlerësimi i aksesit në furnizimin me ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura në Pogradec” mbështetur REC / SIDA në periudhën Shkurt 2015 – Tetor 2015. “Bëhu  i zgjuar – Redukto mbetjet” mbështetur nga  REC/EU në periudhën Qershor 2016 – Qershor 2017. “Financimi i shërbimeve mjedisore pas ndarjes administrativeo-territoriale” mbështetur nga  REC/SIDA në periudhën maj 2017-janar 2018. Përmirësimi i ofrimit të mjedisit përmes “Teknikave të Vëzhguesve të Trajnuar” mbështetur nga  REC / SIDA në periudhën Mars 2018 – Tetor 2018. “Transparenca për Planet e Menaxhimit të Burimeve Ujore-Shoqëria Civile në Veprim!” mbështetur nga  MILIEUKONTAKT Maqedoni / EU në periudhën Gusht 2020 – Janar 2020.

Mjedisi Read More »

Pjesëmarrja Qytetare

Shoqata “Unë, Gruaja” synon të përfshijë dhe të ketë qytetarë aktivë për çështje të ndryshme të zhvillimit të komunitetit. Për të rritur angazhimin qytetar shoqata “Unë, Gruaja” ka realizuar: sensibilizim të publikut për të drejtat e tyre në vendimmarrje, nxitjen e aksioneve konkrete të qytetarëve në komunitet, rritjen e kapaciteteve të grupeve qytetare të krijuara rishtaz për monitorimin e veprimtarisë së pushtetit lokal. Në kuadër të angazhimit qytetar ka krijuar dhe trajnuar grupe monitoruese me gra dhe të rinj, ka shpërndarë materiale sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese duke i publikuar në media, rrjetet sociale apo afishuar në ambiente publike, ka realizuar takime informuese dhe sensibizuese me publikun për shërbimet publike të ofruara nga Bashkia, ka realizuar forume të hapura për investimet dhe buxhetin lokal/dëgjesa publike etj. Nga projektet e zbatuara përmendim: “Më shumë të rinj në Lidership nëpërmjet pjesëmarrjes qytetare” mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, Gusht 2014 – Korrik 2015. “Fuqizimi i grupit “Door to Door”përmes monitorimit dhe advokimit” mbështetur nga AWEN / SIDA, Maj 2019-Dhjetor 2019. “Duajini fëmijët! Në vend të ndërshkimit zgjidhni edukimin dhe ndërmjetësimin!” mbështetur nga Terre des Hommes / BE, Tetor 2019 – Maj 2020. Përmirësimi i ofrimit të mjedisit përmes “Teknikave të Vëzhguesve të Trajnuar” mbështetur nga REC / SIDA në periudhën Mars 2018 – Tetor 2018. Transparenca për Planet e Menaxhimit të Burimeve Ujore-Shoqëria Civile në Veprim! mbështetur nga MILIEUKONTAKT Maqedoni / EUnë periudhën Gusht 2020 – Janar 2020.

Pjesëmarrja Qytetare Read More »

Ekstremizmi i Dhunshem

“Unë, Gruaja” synon parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm. Aktivitetet kanë synuar rritjen e rezistencës së të rinjve dhe komunitetit ndaj ekstremizmit të dhunshëm në qytetin e Pogradecit dhe Njësitë Adminsitrative të tij. Për të arritur këtë qëllim, “Unë, Gruaja” ka rritur kapacitet e aktorëve lokalë dhe ka organizuar aktiviteteve ndërgjegjësuese me të rinj dhe të rritur për t’i bërë ata të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni.  Në këtë kuadër janë organizuar takime dhe trajnime të shumta me të rinjtë në shkolla duke u ndalur tek ekstremizmi dhe radikalizmi që në klasat fillore, nëpërmjet qasjes sa më të butë ndaj këtij fenomeni. Me qëllim parandalimin dhe reduktimin e ekstremizmit të dhunshëm “Unë, Gruaja” është përpjekur të angazhojë dhe bashkëpunojë me të gjithë aktorët lokalë. Disa nga aktivitetet që janë  realizuar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm përmendim: Forume diskutimi me komunitetin dhe me të rinjtë në shkolla. Tajnime dhe takime ndërgjegjësuese. Konkurse lidhur me fenomenin dhe ndarjen e mesazheve pozitive dhe ndërgjegjësuese. Materiale sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese në rrjetet sociale dhe afishimi i tyre në ambientet publike. Kontribut në rrjetin e institucioneve që punojnë për parandalimin dhe reduktimin e këtij fenomeni. Nga projektet e zbatuara përmendim: “Të Rinjtë në Pogradec – Promovues të Paqes, Dialogut dhe Tolerancës Fetare” mbështetur nga Ambasada Amerikane, Tetor 2019 – Shtator 2020 “Terrorizmi i Dhunshëm parandalohet kur të gjithë bashkohemi” mbështetur nga Terre des Hommes / BE, Shkurt 2018 – Nëntor 2018 “Të Rinjtë për Paqe dhe Dialog ” mbështetur nga Komiteti Shqipëtar i Helsinkit / BE, Janar 2018 – Qershor 2018

Ekstremizmi i Dhunshem Read More »

Dhuna dhe Barazia Gjinore

Shoqata “Unë, Gruaja” synon arritjen e shanseve të barabarta për gratë dhe vajzat dhe reduktimin e dhunës me bazë gjinore e dhunës në familje. Disa nga mënyrat për të arritur qëllimin kryesor janë: përmirësimi i shërbimeve psikologjike dhe juridike për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit për dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje, rritja e përfshirjes së grave dhe të rinjve në proceset vendimarrëse lokale etj. Në kuadër të arritjes së barazisë gjinore dhe reduktimin e dhunës, shoqata “Unë, Gruaja” ofron: këshillim emocional, psikologjik dhe juridik falas në mbështeje të viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, si dhe bashkëpunon më anëtarët e mekanizmit të referimit për funksionimin sa më efektiv të tij. Një rëndësi të veçantë marrin edhe trajnimet apo takimet e ndryshme për specialistët që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës, me anëtarët e rinj të mekanizmit të referimit, të rinjtë, lidhur me ndërgjegjësimin për çështjet e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, për buxhetimin gjinor etj. Botimet periodike si edhe pasqyrimi në mediat sociale dhe televizion i aktiviteteve të ndryshme që organizon shoqata, rritin vizibilitetin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit lidhur me efektin dhe problematikat e dhunës në familje. Nga projektet e zbatuara përmendim:             Mbështetje dhe shërbime të koordinuara ndaj dhunës me bazë gjinore & dhunës në familje  – financuar nga SIDA nëpërmjet Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri – AWEN, viti 2019 e në vazhdim Projekti kontribuon në përmirësimin e shërbimeve për gratë viktima të dhunës nëpërmjet mbështetjes ligjore, psikologjike dhe këshillim; përmirësimin e rolit dhe funksionimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit në kuadër të strategjisë së re kombëtare për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje përmes avokimit dhe lobimit me pushtetin vendor, rritjen e ndërgjegjësimit të grave dhe burrave, vajzave dhe djemve në lidhje me ligjin e dhunës në familje, pasojat e saj, efektet parandaluese dhe shërbimet e ofruara për viktimat dhe dhunuesit. Përfitues të projektit janë: Gratë e vajzat viktima të dhunës; gra nga zonat rurale në Bashkinë e Pogradecit; Kryetarët e fshatrave; Mekanizmi i Referimit të Rasteve të Dhunës në Pogradec dhe Përfaqësues nga institucionet publike dhe qeverisja vendore. “Policia – Rol Aktiv në Mekanizmin e Referimit Pogradec”financuar nga FCG Sweden/SIDA, Maj 2019-Prill 2020 – Nëpërmjet këtij projekti Unë, Gruaja ka kontribuar në rritjen e bashkëpunimit midis policisë së shtetit, institucioneve të Mekanizmit të Referimit të rasteve të dhunës (MR) në Pogradec, strukturave lokale të këtij mekanizmi në Njësitë Administrative për parandalimin dhe reduktimin e dhunës me bazë gjinore (DHBGJ) & dhunës në familje (DHF) nëpërmjet policimit në komunitet. Përgjigje e koordinuar ndaj dhunës me bazë gjinore & dhunës në familje  – financuar nga SIDA nëpërmjet Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri – AWEN, Shkurt 2016 – dhjetor 2018. Projekti kontribuoi në forcimin e kapaciteteve të anëtarëve të Mekanizmit të Referimit në Pogradec për adresimin në mënyrë efektive dhe menaxhimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, në kuadër të ndarjes së re territoriale. Përfitues të projektit ishin gra nga zonat rurale në Bashkinë e Pogradecit; Gra vulnerabël; Anëtarë të Mekanizmi Referues të Rasteve të Dhunës në Pogradec; Përfaqësues nga institucionet publike dhe qeverisja vendore. “Gratë Aktive në vendimmarrjen lokale”, “Gratë Aktive në Promovimin e Barazisë Gjinore”, “Fuqizimi i Grave në Vendimet e Komunitetit”, “Më të Organizuar, Më të Dukshëm, Më të Qëndrueshëm”, “Referoni Dhunën në Familje – Mekanizmi i Referimit në Veprim”, “Aktorët përgjegjës: Përdorni ligjin – Reduktoni Dhunën në Familje” – janë projekte të financuar nga Kvinna till Kvinna / Sida gjatë viteve 2004 -2014 Ndryshoni Sjelljen-Ndryshoni Shoqërinë. Projekt i financuar nga UNDP Shtator; 2015 – Dhjetor 2017. Projekti kontribuoi në rritjen e kapaciteteve të vendimmarrësve lokalë dhe sektorit publik në barazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave, për të siguruar mbështetjen e tyre të fortë gjatë 16 Ditëve të Fushatës dhe çdo ditë; promovimin e burrave dhe djemve të suksesshëm në jetën e tyre profesionale duke shërbyer si modele dhe agjentë të ndryshimit në komunitet; edukimin dhe mobilizimin e rinjve për të qenë protagonistë për angazhimin e komunitetit të gjerë në lëvizjen kundër dhunës ndaj grave dhe fushatës së #HeforShe (Ai për Atë). Projekti ndërkufitar “Gratë për ndryshim” Projekt i financuar nga BE / IPA / CBC,  Prill 2011 – Mars 2012 Adresimi i shqetësimeve në lidhje me projektin Shoqata “Unë, Gruaja” po implementon projektin “Së bashku për mbrojtjen e mjedisit e konservimin e biodiversitetit në rajonin Prespë-Ohër”,  financuar nga Prespa Ohrid Nature Trust – PONT dhe Critical Ecosystem Partnership Fund (#CEPF) Nëpërmjet këtij projekti “Unë, Gruaja” synon të forcojë kapacitetet e komunitetit për konservimin e biodiversitetit në të gjithë Rajonin e Liqenit të Ohrit (RLO) përmes shkëmbimit të praktikave dhe njohurive më të mira mes aktorëve në të gjithë RLO.

Dhuna dhe Barazia Gjinore Read More »