Afroviti Gusho, menaxhere programi e shoqatës UG, prezantoi projektin, i cili synon parandalimin e radikalizmit

Gjatë trajnimit të zhvilluar në kuadër të projektit “Terrorizmi i Dhunshëm parandalohet kur të gjithë bëhemi bashkë”, zbatuar nga shoqata “Unë, Gruaja” mbështetur nga Terre des hommes Albania, me fonde të Bashkimit Evropian, Afroviti Gusho, menaxhere programi e shoqatës UG, prezantoi projektin në fjalë, i cili synon është parandalimin e radikalizmit, rritjen e rezilencës së të rinjve dhe komunitetit ndaj ekstremizmit të dhunshëm, nëpërmjet shtimit të kapaciteteve dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese në Bashkinë Pogradec (qytet dhe në Njësinë Administrative Buçimas).
Ajo vuri theksin tek qëllimi i trajnimit dhe roli i pjesëmarrësve në projekt, të cilët do të jenë aktorët kyç, që do të përcjellin njohuritë dhe informacionin tek nxënësit, kolegët, prindërit e komuniteti në përgjithësi. Ndër të tjera, falënderoi Zyrën Arsimore, Pogradec për mbështetjen dhe bashkëpunimin efektiv në përzgjedhjen e grupit si edhe në realizimin e objektive të projektit në vazhdim.

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram