Duaje jeten

Duaje jeten

Ato sy të përgjakur
Krejt të vranët shkojnë e vijnë
Ata shpirtra të batakur
Krejt në tokë kanë shtruar zinë
Nëna që qajnë me foshnja në dorë
Baballarë pa forcë për t’i ndihmuar
Ashtu të trembur në shi e borë
Luten të kenë dhe një ditë për të jetuar
Po pse vallë ky tmerr sot
Pse po vrisni vëllezërit tuaj
Po pse kjo gjë s’po ndalet dot
Pse çdokush duhet të vuajë.
O ju shpirtra të këqinj
Që fshiheni nën petkun e fesë
Mjaft përhapët kudo helmin
O ju njerëz të pabesë
Lutjet e nënave në vesh kumbojnë
Fëmijë që dhimbjen nuk durojnë
Krisma armësh kudo ushtojnë
Krejt botën duan të pushtojnë
Shikoni këtë gjak atje në atë tokë
Ata njerëz njohin vetëm fjalën lot
Iku fëmijëria me luftë nëpër këmbë
Rinisë i kanë harruar zënë
Me fat kush jetoi pleqërinë
Edhe pse vitet s’duken kur venë e vijnë
A nuk ju trembin sytë e frikësuar
A s’ju kall datën ai gjak ndër duar
Po jemi njerëz, thjesht shikoni
Kurt tha Zoti që t’i lëndoni
Mjaft, mjaft me këtë luftë për atë Zot
Mjaft, ata nuk meritojnë të derdhin lot.
Klevisa Liçkollari
Shkolla “Muharrem Çollaku”

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram