Ese. Anisa Beqiri

Menaxhimi i konfliktit
-Punoi : Anisa Beqiri
Jetojmë në një botë ku çdo ditë përballemi me situatë të pakëndshme. Konfliktet nuk duhet parë si ngjarje negative, por si përplasje interesash në mes të individëve ose grupeve. Shumica e konflikteve bazohen në qëndrimet e përgjithshme të nxënësve ose në paaftësinë e tyre për të përballuar presionin. Konfliktet paraqesin një përmbajtje të përhershme të ekzistencës sociale në nivele të ndryshme. Ato janë një lloj fenomeni, i cili paraqitet në shoqëri apo grup individësh, të cilët në mënyrë të pavarur paraqesin dhe ndërtojnë qëndrimet. Nuk është ekzistenca e konflikteve ajo, që është problematike apo përbën rrezik për paqen, por janë format dhunë-favorizuese të zgjidhjes së një koflikti, të cilat mbartin padrejtësinë e u japin një përparësi të dukshme në dëm të të tjerëve atyre palëve, që orientohen për nga realizimi i njëanshëm i interesave .
Humbja e njërit është fitimi i tjetrit. Fituesi, kështu vijon zinxhiri i asociacioneve, është më i forti dhe ky ka të drejtën në anën e tij. Parandalimi i konfliktit i referohet nji lloji të veçantë të administrimit të konflikteve, i cili duhet të dallohet nga shmangia dhe zgjedhja e konfliktit. Variantet e reja të zgjidhjes së konflikteve përfshijnë përdorimin e palës së tretë që nuk ka hyrë drejtpërdrejt në konflikt, me qëllim që të kontribuojë në komunikimin ndërmjet palëve dhe t’u ndihmojë në arritjen e zgjidhjes reciproke. Konfliktet janë po aq të vjetra sa edhe njerëzimi, ato janë një fenomen i përgjithshëm, i cili ndeshet në të gjitha rrafshet e jetës. Në historinë e njerëzimit gjithnjë kanë ekzistuar moskuptime, kundërshtime të caktuara, si dhe ndarje në baza të ndryshme.
Të gjitha këto dukuri dhe shkaqe gjatë historisë së zhvillimit njerëzor, janë paraqitur dhe zhvilluar në forma të ndryshme dhe mënyra të ndryshme. Në bisedën e përditshme me fjalën konflikt shpesh nënkuptohet përleshja ndërmjet dy ose më shumë njerëzve ose grupeve, të cilët përdorin forcën, si mjet për të fituar ose për t’u mbrojtur. Por të gjitha këto situata janë negative për shoqërine, të falësh të qendrosh i qete me veten , të pranosh të komunikosh dhe të zgjidhesh problemin pa vajtur në një shkallë tjetër vështirësie është idealja.
“Të ulim gjakrat dhe të hapim zemrat, sepse në fund të fundit e vetmja gjë me vlerë që kemi në këtë botë është njëri-tjetri”

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram