Ese: Menaxhimi I konflikteve
Mendimet tona për konfliktet përfshihen në aspketin pozitiv dhe gjithashtu në atë negativ. Megjithatë njerëzit në përgjithësi priren që ta shohin konfilktin si një dukuri negative apo priren të shkaktojnë konflikte, term që shpesh është i lidhur me dhunën dhe luftën me emocionet e forta dhe situatat e pakëndshme. Konflikti në shumë mënyra është një element i paevidentueshëm i bashkëveprimit shoqëror. Sa të ekzistojë njerëzimi do të ketë edhe konflikte, të cilat do të bazoheshin në mospajtimet në mes të njerëzve. Por si çdo gjë tjetër në këtë botë edhe konfliktet e kanë një zgjidhje. Problemi është se si duhet të menaxhohen ato. Por si gjithmonë njerëzit janë përcaktuesit e vërtetë të kuptimit të konfliktit aspekt i rëndësishëm është se si individi pranon dhe përgjigjet për atë, se si ai kërkon për të kontrolluar ose për të stimuluar situatë dinamike të konfliktit. Zgjiidhja e vërtetë në fakt ka të bëjë fillimisht me përmbajtjen dhe gjendjen emocionale të vet personit, pra fillimisht duhet të shmangë ose të mposht ndjenjat e momentit dhe më pas të gjejë një zgjidhje të leverdishme për të gjithë palët. Menaxhimi i konflikteve deri diku është aftësi që mund të mësohet. E rëndësishme është që të arrihet të menaxhohet dhe të mos krijohen konflikte të panevojshme të cilat shpesh çojnë në dhunë dhe luftë. Vetëm në këtë mënyrë arrihet të jetojmë një jetë të qetë dhe paqësore.
PUNO: ELVIS KODRA