Ese – Xhoia Bushi
Do t’ia dalim
Të hutuar në rrugë boshe, të frikësuar, pa njeri e të trembur. Të ngecur në një furtunë të furishme. Të tilla sfida janë për ne. Njerëzit e fortë. Ndonëse në mes të së panjohurës frikësuese, ne qëndrojmë ashpërsisht të fortë e strategë, të bashkuar, gjithmonë pranë, për t’ia dalë. Sepse edhe pas stuhisë shkëlqen dielli i lavdisë të së fortit, të duruarit. Kohë më të mira e presim me vullnetin, me dëshirën dhe forcën e paimagjinueshme njeriun e virtytshëm, NE.
Ndonjëherë një arsye e vogël krijon gjëra madhështore. Dëshira për të jetuar një nga mrekullitë e jetës, për të parë, për dëgjuar e për të ndjerë kryen magji. Dëshira jonë e përbashkët na bën të ndjejmë dhe pse s’jemi pranë, të forcohemi bashkarisht ndonëse larg, për t’u përqafuar në ditë po aq të pastra sa ky qëllim. Në fund të fundit, askush nuk mund të ndalojë mirësinë, të gjallët për të përjetuar, jetën për të vazhduar. Kur dëshiron diçka fort, lufton për të me shpirt. Kur lufon me shpirt arrin gjithë synimet e tua. Një luftë e tillë nxitet nga një force e pashtershme. Kush mund të fitojë përballë guximit, fuqisë, dëshirës e vullnetit. Zelli i një qënie shpirtërore është i pamatshëm me një armik të pafytyrë, të prangosura para së fuqishmes. Prandaj, ne do t’ia dalim…
Drita në fund të tynelit… Në e krijojmë atë dritë. Pret lumturia, pret e pazbuluara, presin përjetimet. Të gjitha këto do të vijnë sepse ne mundemi dhe ne do t’i sjellim së bashku, nga forca, durimi e vullneti. Nga ne, për ne dhe për njerëzimin. Nga ne dhe për jetën tonë. Të luftuarit është e thjeshtë për njerëz që duan jetën pa kushte, luftojnë pa kushte, për të dashur pa kushte. Ne DO T’IA DALIM sepse mundemi, sepse jemi ne, sepse arrijmë të duam, synojmë, fitojmë.
#Bashkëdojadalim