FORMIMI I MENDIMIT KRITIK

Teori dhe praktikë
Jacques Boisvert

Zhvillimi i mendimit kritik tek studentët është qëllim dhe sfidë për edukatorët. Si orientohen nxënësit dhe studentët drejt të menduarit kritik? Me çfarë ka të bëjë ky nocion? Cila strategji mësimdhënieje do ta realizonte më së miri këtë objektiv të formimit. Si verifikohet progresi?

Arsyet që nxisin mësuesit të zhvillojnë tek nxënësit të menduarit kritik janë të shumta:

Disa mbështeten tek nevoja për të ndihmuar të rinjtë në përvetësimin e një mënyre të tillë të menduari që ata të orjentohen në një shoqëri pluratiste, pa kufij, brenda raportesh njerëzore me kode të shumta në një shoqëri ngritur mbi informatizimin e informacionit, që duhet të kuptohet analizohet, përgjithësohet, vlerësohet dhe rinovohet.

Të tjerë nënvizojnë se është e rëndësishme të pasurohen njerzit me mjetet e duhura për t’u mbrojtur kundër sharlatanëve dhe personave “guru” për t’i kapërcyer rreziqet që u vinë nga ta, për tu ndërgjegjësuar lidhur me rrëshqitjet e ndryshme politike dhe sociale që mund të ndodhin në çdo moment.

Të tjerë shkojë më tej, duke i mëshuar faktit se një mendim kritik i formuar dhe i artikuluar, përbën për të rinjtë mbrojtjen më të mirë ndaj çdo lloj abuzimi dhe përfaqëson mbrritjen tek një mendim i zhvilluar.

Mbas ekspozimit të konceptimeve bazë të të menduarit kritik në edukim, kjo vepër përshkruan parimet dhe praktikën e përpunimit të një strategjie mësimdhënieje, nëpërmjet shembujve dhe prezanton mënyrat kryesore të vlerësimit të tij. Ky vëllim ndihmon veçanërisht mësuesit, formatorët e sotshëm dhe të së ardhmes, studentët e Instituteve universitare të formimit të mësuesve (IUFM) dhe ata te shkollave të mesme pedagogjike.

Jacques Boisvert
Profesor, aktualisht në pension, ka dhënë mësim në kolegjin Saint-Jean-sur –Richelieu (Kebek). Teza e tij e doktoratës në fushën e edukimit ka pasur në fokus zhvillimin e mendimit kritik dhe i ka dhuruar atij, në vitin 1997, çmimin e ekselencës dhënë nga Fondacioni Renald-Legendre.

Marta Topçiu
Është diplomuar në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës Dega “Gjuhë frënge”, në vitin 1982. 1984-1985 ka kryer Kursin Pasuniversitar 1-vjeçar Pedagogji-Psikologji, Universiteti i Tiranës. 2004-2006 ka kryer Studimet e Thelluara Pasuniversitare 2-vjeçare, dega Pedagogji, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2014 ka marrë Gradën Shkencore “Doktor” në Pedagogji pranë Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Që nga viti 2000 punon si Pedagoge e Shkencave të Edukimit pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan.

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram