Në kuadër të #policimit_ne_komunitet u realizua një forum diskutimi me nxënës të klasave të 8-ta dhe të 9-ta në shkollën “ Gjok Shqiptari “, Pogradec. Z. Haki Baçi Specialist për Edukimin në Komisariatin e Policisë, jursitja e shoqatës “Unë , Gruaja”, mësuese dhe psikologia e shkollës ishin prezent në këtë takim dhe nxitën diskutimin me të rinjtë.
↘️ Gjatë aktivitetit u vu theksi tek dhuna në familje, ngacmimet në internet, bullizmi, ligji dhe rrugët që duhet të ndiekim për tu mbrojtur.
↘️Konsultimi dhe diskutimi i problemeve me më të rriturit si: mësuesit, psikologët e shkollave, familjarët, etj është tepër i rëndësish.
Punë e vazhdueshme bëhet nga mësuesit dhe psikologia e shkollës për ndërgjegjësimin e nxënësve.🗣
↘️ Nxënësit ishin tepër aktivë gjatë diskutimeve duke drejtuar pyetje për përfaësuesin e policisë dhe juristen e shoqatës “Unë, Gruaja”
Përdorimi i rrjeteve sociale dhe format e dhunës ishin çështje që zgjuan interes për diskutim midis njëri-tjetrit.👫
Ky aktivitet u realizua ne kuader te projektit “Policia-Rol Aktiv ne Mekanizmin e Referimit Pogradec” mbeshtetur nga Sëedish Program: “Strengthening Community Policing in Albania” – SCPA
#policiminekomunitet
#SCPA
Forum ndërgjegjësues shkolla “Gjok Shqiptari”
Shperndaje
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram