Drejtoria e Shëndetit Publik, Spitali dhe Poliklinika Pogradec

Drejtoria e Shëndetit Publik, Spitali dhe Poliklinika Pogradec, marrin përsipër:

  1. të sigurojnë kujdes mjekësor të menjëhershëm dhe konfidencial sipas nevojës së viktimës, duke vënë në dijeni Koordinatoren vendore.
  2. t’u venë në dispozicion viktimave dokumentacionin mbi lëndimet dhe raportet e sakta gjykatave, duke respektuar parimin e konfidencialitetit;
  3. t’i ndjekin viktimat për nevojat e tyre shëndetësore dhe të sigurojnë shëndetin e tyre;
  4. të marrin pjesë në mekanizmin e referimit për të ofruar konsulencë mjekësore dhe perspektivë për zhvillimin e një reagimi të plotë për viktimat;
  5. të trajnojnë personelin tjetër mjekësor për identifikimin e dhunës në familje dhe të sigurojnë burimet dhe shërbimet për viktimat që mund të kërkojnë ndihmë, pa i bërë publik emrat e tyre.

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram