Komisariati i Policisë Pogradec

Komisariati i Policisë Pogradec merr përsipër:

  1. të vijojë reagimin e menjëhershëm ndaj të gjitha thirrjeve (njoftime telefonike apo thirrje institucionale) për dhunë në familje;
  2. t’i intervistojë viktimat të ndara nga autorët e dhunës dhe të tjerët, konform procedurave standarde të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;
  3. të mbledhë prova për incidentin, përmes fotove, intervistave me dëshmitarët dhe me anë të teknikave të tjera investigative, si dhe të vendosë në dispozicion të palëve informacionin e mbledhur;
  4. të plotësojë dokumentimin e hollësive të rastit, sipas formularëve tip të policisë;
  5. të transportojë viktimën në një vend të sigurt ose ta largojë keqbërësin për të garantuar sigurinë e viktimës;
  6. të iniciojë koordinimin e Ekipit Teknik Ndërdisiplinor, nëse kontaktohet e para, si dhe të marrë masa të menjëhershme për të njoftuar anëtarët përgjegjës të mekanizmit të referimit (që veprojnë në nivel menaxhim rasti);
  7. ta informojë viktimën dhe ta asistojë viktimën në plotësimin e kërkesës, si dhe në depozitimin e dosjes për marrjen e një urdhri mbrojtjeje, si dhe ta referojë atë tek anëtarët e tjerë të mekanizmit, për shërbime të mëtejshme;
  8. të reagojë dhe të ndërhyjë në çdo rast konstatimi apo informimi të shkeljeve të urdhrave të mbrojtjes në kohën e duhur, për të garantuar sigurinë e viktimave, si dhe të nisë menjëherë kontaktin me prokurorët për shkeljen e urdhrave të lartpërmendur;
  9. të plotësojë dhe të dërgojë dokumentacionin për çështjen penale në përputhje me legjislacionin në fuqi (dhe përmirësimet e Kodit Penal për veprën penale të dhunës në familje);
  10. të vlerësojë nevojën për kujdes mjekësor e nevoja të tjera urgjente, si dhe të mundësojë transportimin e viktimës në qendrën spitalore përkatëse;
  11. të garantojë që i gjithë personeli i policisë të trajnohet në reagimin ndaj dhunës në familje, ku përfshihen: punonjësit, oficerët dhe të gjithë reaguesit, e për sa më sipër të verë në dijeni edhe Koordinatorin/en Vendor/e për nevojat që mund të kenë/apo mund të identifikojnë.

Shperndaje

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on email
Share on telegram